Tuesday, April 2, 2024
Kulturë

A I KENI DITUR?, Fjalë shqipe pak të dëgjuara dhe pak të shfrytëzuara

1. Si quhet ai që u mbush gotat e rakisë njerëzve në tryezën e gostisë? – SAK
2. Si quhet ai që gatuan baltën për tulla e tjegulla ose për të lyer muret? – BALTAR
3. Si quhet ai që jeton me punën e të tjerëve, ai që ha në kurriz të të tjerëve? – BARKDREQ
4. Si quhet ai që dëshmonte për pafajësinë e dikujt, duke u betuar së bashku me të tjerët? – BETAR
5. Si quhet ai që ndreq bicikleta? – BIÇIKLETAR
6. Si quhet ai që merr e i çon fjalët nga një njeri tek një tjetër, që përhap fjalë tëkota e thashetheme? – ÇUÇURJAR
7. Si quhet ai që ka mbetur fare pa dhëmbë? – DUDËSH
8. Si quhet ai që shkon si i ftuar për të marrë pjesë në një festë? – FESTAR
9. Si quhet arra që e ka lëvozhgën e hollë dhe i dalin thelpinjtë lehtë? – GAJGË
10. Si quhet ai që i bën me paramendim një të keqe dikujt, i bën gropën e varrin tjetrit? – GROPSHAR
11. Si quhet ai që banon në vise malore e shkëmbore dhe nuk zbret për të dimëruar në fushë? – GURACAK
12. Si quhet akulli që ngrin në degët e drurëve? – KAÇERR
13. Si quhet ai që bën para e dokumente të rreme, falsifikues, mashtrues? – KALLPAZAN
14. Si quhet ai që merret me rritjen e luleve, specialist në fushën e lulëtarisë? – LULËTAR
15. Si quhet ai që mjekon njerëzit duke përdorur barëra sipas përvojës, mjek popullor? – MJEKËS
16. Britma qëdel me shpirt për të shprehur një ndjenjë dhembjeje, hidhërimi. – AH
17. Bishta flokësh ose leshi që bien poshtë gjatë qethjes. – QETHURINA
18. Bletë femër që mbledh mjaltin lule më lule. – BONJË
(Edhe qindra shprehje tjera në Revisten Gjakovapress131)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *