Friday, April 26, 2024
Lajme

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier gjatë vizitës, të mërkuren,  në Gjakov, pas takimit me kryetarin e komunës Ardian Gjini ka thënë se  Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës e në këtë kontekst  ka kujtuar tri pikat për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

“E para është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës duhet të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Asociacioni nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështje të cilat i kemi përmendur dhe janë edhe në deklaratë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e tyre për Kosovën siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. ”, tha mes tjerash Hovenier.

Ai ka thënë se ka pasur një takim shumë të mirë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, të cilin e njeh për më tepër se 15 vjet.

Në anën tjetër kryetari Gjini tha se me ambasadorin Hovenier ka biseduar për çështje të ndryshme.

“Jemi ndër popujt më të bekuar në botë që kemi mbështetjen e demokracisë më të madhe në botë, shtetit më të fuqishëm në botë, por edhe gjithë aleatëve, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë bashkë me ne. Kemi biseduar për shumë gjëra, për Gjakovën, për Kosovën. Dhe më duhet të ju them që edhe në këtë rast, jam shumë i lumtur që në Kosovë është ambasadori Hovenier, për shkak se është një nga diplomatët amerikan që jo vetëm që kupton çka ka në Kosovë, në politika e politikë, por e kupton edhe arsyen prapa gjithçka që kemi bërë për 25 vjet”, u shpreh Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *