Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

Aplikohen metoda bashkëkohore në rrjetin e ujësjellësit

RadoniqiKompania Rajonale e ujësjellësit ”Radoniqi” vazhdon përpjekjet për shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve duke përmirësuar infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit. Këto ditë  ka arritur  një  marrëveshje bashkëpunimi me firmat gjermane Ingutis dhe Dringer&Schneidel  për realizimin e punimeve gjegjësisht veshjen e brendshme të  gypit azbest çimentos FI 200  me material plastifikues në gjatësi prej 260 metra në rrugën “Hysni Dobruna” përkatësisht në afërsi të parkut të Lirisë. Projekti i cili  filloi së realizuari nga dita e hëne  është donacion i GIZ-it ndërsa metoda e aplikimit e quajtur metoda RS Blue Line për herë të parë në Kosovë dhe Rajon është duke u aplikuar në Gjakovë. Kohëzgjatja e punimeve  është paraparë të jetë 4 ditë.

Projekti kap vlerën  e përgjithshme prej 400 mijë euro  ndërsa  qëllimi final i këtij projekti është rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit. K.R.U.”Radoniqi” ka bërë planifikimin dhe përgatitjen e duhur kështu që  konsumatorët , nuk do të ballafaqohen me problemet e mungesës së ujit gjatë realizimit të projektit.