Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Arrestohen të dyshuarit për ‘vrasje të rëndë’

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun  në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka njoftuar të enjten se ka zbardhur rastin e vrasjes së rëndë që kishte ndodhur kohë më parë e që kishte shkaktuar shqetësime të mëdha në opinion. Në komunikatën e kësaj zyre thuhet se:

policia‘Me datën 13.4.2015 nga familjarët e tij është raportuar si person i zhdukur Zija Nuka, Kosovar/Rom,  22 vjeçar nga Gjakova. Me datën 19.4.2015 në orën 20:00, një qytetar ka njoftuar Policinë se ka hasur në një trup të pajetë në vendin e quajtur “Lugu i Qilit” në afërsi të lagjes Koloni në periferi të Gjakovës. Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitet relevante dhe nga familjarët është identifikuar se trupi i pajetë është i personit në fjalë.

Dyshimet e para kanë qenë se i njëjti ka mundur të ketë vdekur si pasojë e ndonjë sulmi fizik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi është dërguar në obduksion. Nga të gjitha ato dëshmi që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe hetimeve të mëvonshme është konstatuar se kemi të bëjmë me një ‘vrasje të rëndë’. Policia e Kosovës, respektivisht  njësia e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës pas një pune operativo-hetimore ka ardhur deri te baza e dyshimit dhe me datën 29.04.2015 ka arrestuar dy persona të dyshuar të mundshëm si kryes të veprës ndërsa për një të dyshuar tjetër Policia është në kërkim e sipër. Të arrestuarit janë:  Y. K. i lindur me 1990 komuniteti ashkali nga Gjakova dhe   L. N. i lindur me 1996      gjithashtu ashkali nga Gjakova. Duke u bazuar në prova materiale prokurori publik i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh dhe Policia ka ngritur kallëzim penal kundër tyre për ‘vrasje të rëndë’, thuhet në komunikaten e Policisë së Kosovës, në Gjakovë