Monday, September 2, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Besimtarët islam i gëzohen festës së Fiter Bajramit

Fiter BajramiE mërkura  është dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit ndërsa nata e sotme e Fitër Bajramait për besimtarët islam shënon përfundimin e këtij  muaji, duke e lutur Allahun e Lartëmadhërishëm që ta pranoj agjërimin, faljen e namazit, dhënien e sadakasë dhe të gjitha ibadetet tjera. Festa e Fiter Bajramit ka një domethënie të madhe për besimtarët islam. Atmosfera festive e Fitër Bajramit ka nis të ndjehet nëpër familjet që kremtojnë këtë festë.  Furnizimi me artikuj ushqimor të domosdoshëm për tryezën e begatë festive po bëhet kryesisht nëpër qendrat tregtare dhe dyqanet tjera, të cilat këto ditë janë më tepër të angazhuara për furnizim të bollshëm. Dita e sotme për shumë amvise do të shërbejë për tu përgatitur sofra solemne me ushqime e ëmbëlsira tradicionale të Bajramit.

Sofra e Bajramit është simbol, i cili bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin e nderin mes besimtarëve, duke e ditur se ky Bajram vjen pas një muaj sakrifice e adhurimi të pandërprerë, e kjo fisnikëron zemrat tona.

Ndryshe Namazi i Bajramit falet nesër në të gjitha xhamitë e qytetit, ndërkaq, manifestimi qendrorë i faljes së Bajramit mbahet në orën 6 e 12 minuta në xhamin e Hadumit në Gjakovë dhe do të udhëhiqet nga kryeimami Visar Koshi. Namazin e Fiter Bajramit

do ta mbajë  Imami i xhamisë  Florim  Mellova.  Me këtë rast me një ligjëratë kushtuar vlerave sublime të agjërimit qytetarëve pas faljes së Bajramit do t`ju drejtohet edhe Dr. Ali Iljazi, i cili njëkohësisht do të përcjell edhe mesazhin e urimit për Bajramin e Madh.  Ahmet Hoxha,  krytari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës  e vlerëson lartë përkushtimin e besimtarëve islam ndaj krijuesit të madh në Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Me dëshirën për mirëqenie, solidaritet dhe lumturi,  Hoxha,  dha edhe mesazhin e festës, për një solidaritet me familjet e varfra dhe për një urim të veçantë për familjet e dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe familjeve të martirëve.

Me rastin e Fiter Bajramit, të enjten  në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame prej orës 9 deri në orën 11 organizohet pritje për mysafirë dhe subjekte të ndryshme komunale.