Tuesday, September 26, 2023
Lajme

Besimtart Islam kremtojnë Fiter Bajramin

Muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon sot , ndërsa Dita e parë e festës së Bajramit të Madh, që njihet ndër myslimanë si Fitër – Bajrami, është neser. Manifestimi qendror në nivel vendi për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërkaq për komunën e Gjakovës , në xhamin e Hadumit. Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste . Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta.  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit.

Në ditën e fundit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Gjakovës ka njohtuar përmes zyres për informim  se ka shpërndar pako ushqimore për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Ndërkohë, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vazhduar larja e rrugëve kryesore të qytetit, aksion ky që do vazhdoj gjatë muajve të verës.

Nga ana tjetër, me rastin e festës së Bajramit, Ndërmarrja Komunale Çabrati, ka vazhduar të bëjë pastrimin dhe prerjen e barit në varrezat e qytetit duke mirmbajtur kështu shtigjet  e ecjes dhe hapsirat përcjellëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *