Saturday, March 23, 2024
Gjakova Presss

Covid 19 nuk na ndal!-  për një muaj jemi shtuar për 134 banorë të rinjë, më shumë djem!

Gjakova do të rritet në vazhdimsi. Lajmet për lindjet e reja na inkurajonë se jeta edhe në këtë izolim, rrjedhë.  Për një muaj në Spitalin e Përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë kanë lindur 134 foshnja, mesatarisht  çdo ditë gati 5 foshnja. Prej tyre 70 djem e 64 vajza. Të porsalindurve iu urojmë shëndet e lumturi në jetë ndërsa familjarëve që iu kanë mbushur familjet e tyre në këto ditë karantinimi,  gëzime plot. Atyre këto ditë do t iu kalojnë në disponim të këndshëm…

E mantelbardhët e Spitalit,  gjatë muajit Mars,  pos  ballafaqimit me pandeminë po vazhdojnë punën me përkushtim në të gjitha repartet . Gjatë muajit Mars, sipas Zyres për Informim të Spitalit janë hospitalizuar 1070 pacientë (88 në Kirurgji, 33 në Ortopedi, 25 në Urologji, 17 në ORL, 310 në Gjinekologji, 142 në Neonatologji, 104 në Pediatri, 97 në Interno, 41 në Infektiv, 50 në Neurologji, 25 në Psikiatri, 53 në Pulmologji, 10 në Dermë, 9 në Kujdes Intenziv dhe 66 në Njësinë Koronare). Janë kryer 111 operacione (32 operacione Kirurgjike, 16 operacione Ortopedike, 5 operacione Urologjike, 3 në ORL dhe 55 operacione Gjinekologjike).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *