Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Fejtone

DASHAMIRËS I PUNËS DHE NATYRËS PËR 90 VJETËT E JETËS

7 years ago
in Fejtone
0 0
0
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ramiz galaRrëfim i mjeshtrit të zdrukthëtarisë dhe dashamirit të natyrës Ramiz Gala

Nga:Artan Z. Haraqia

Tashmë i ka kaluar të nëntëdhjetat, por përveç pamjes asgjë nuk ka ndryshuar tek ai. Vitalitetin dhe memorien vazhdon ta ketë sikurse të një 18 vjeçari, anipse në bisedë me të shpesh herë ankohet për vitet e pleqërisë. Është ky plaku i dashur Ramiz Gala nga Gjakova, një figurë që për shkak të moshës dhe karakterit të tij, vazhdon të respektohet nga të gjitha gjeneratat e këtij qyteti. Madje, në shenjë respekti, bacë Ramizi në tërë qytetin dhe rrethinën, njihet dhe thirret me emrin Agë, emër të cilin dikur e mbanin shtresat e larta të shoqërisë në viset shqiptare.ramiz gala 2

Por, çka e bën të veçantë këtë plak 90 vjeçar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët, thënë sinqerisht, nuk kanë mbetur edhe aq të shumtë në numër. Janë dy dashuri të tij të përjetshme, dashuri të cilat vet bacë Ramizi thotë se i kanë ndihmuar të jetë kaq në formë. Është dashuria për punën dhe dashuria për natyrën, dy forca të cilat në vazhdimësi e kanë mbajtur gjallë e të fortë dhe ashtu vazhdojnë ta mbajnë edhe sot. Si i ri, pothuasje si fëmijë, i mbetur jetim ai ishte detyruar të hynte si shegert në zejet e zdrukthëtarisë, zeje të cilët e ka kultivuar gjatë tërë jetës, e madje vazhdon të kultivojë edhe sot. Në këtë zeje, ai njihej si njëri ndër mjeshtrit më të mirë të qytetit, pasi sofrat, djepat, magjet e kutitë prej druri që i mbaronte ai, shiteshin në të gjitha qytetet e Kosovës. Por, punës së palodhshme, ai nuk hezitonte t’ia bashkëngjiste edhe argëtimin. Në vitet për të cilat po flasim, argëtimi i vetëm për të rinjtë e asaj kohe ishte natyra. Dhe, ambienti më i mirë në Gjakovë padyshim që ishin lumenjtë e këtij qyteti. Këtu edhe lindi dashuria e Agës për natyrën, për lumenjtë, por edhe për peshkimin, një tjetër dashuri që asnjëherë nuk ju nda.

“Zakonisht punën e filloja në orën 4 të mëngjesit dhe punoja deri në 10 apo 11 të ditës. Pas kësaj, mblidheshim me shoqërinë dhe shkonim në ndonjërin prej lumenjve të qytetit. Fillimisht kemi nisur me ‘Llubenicen’, një lum që sot pothuajse nuk ekziston, pastaj kemi vazhduar me ‘Llukacin’, ‘Traven’, ‘Erenikun’ dhe ‘Drinin’. Kjo ka qenë pothuajse e përditshme dhe ky ritëm më ka shoqëruar tërë jetën”, tregon Aga, duke e arsyetuar këtë veprim të vetin. “Puna është mbi të gjitha. Ai njeri që nuk punon, që nuk e donë punën nuk është njeri. Për këtë gjë kurrë nuk ia kam prituar punës por kam punuar shumë gjatë tërë jetës sime dhe vazhdoj të punoj edhe sot, ndonëse jo me intensitetin e dikurshëm. E pas punës, ajo që është e rëndësishme është natyra. Unë kam qëndruar shumë në natyrë, kryesisht buzë lumenjve. Kemi ndenjur me shokë, kemi gjuajtur peshk, kemi kënduar, jemi argëtuar e kemi pirë ngapak dhe kjo gjithmonë na ka mbajtur në disponim të mirë. Pra, recepti im ka qenë gjithmonë puna dhe natyra”, tregon ai, për të shtuar se qëndrimin në natyrë dhe buzë lumenjve e vazhdon edhe gjatë stinës së dimrit.  ramiz gala 1

Duke kaluar vitet, bashkëmoshatarët e bacës Ramiz po zvogëloheshin çdo ditë e më tepër. Ai vazhdonte të ishte i fuqishëm, anipse tashmë shumë miq të tij kishin vdekur. Por, përkundër kësaj, rrethi i njerëzve që i bashkëngjiteshin atij nuk po zvogëlohej. Madje, ai po rritej çdo ditë e më tepër. Aga tashmë e kishte marrë nofken “Njeriu i Natyrës” dhe kënaqësia e kureshtja për ta kaluar një ditë në shoqërimin e tij po i nxiste njerëzit që të vinin nga anë të ndryshme të Kosovës.

“Sofra e jonë, sofra e natyrës është sofër e madhe dhe këtu ka vend për të gjithë. Në këtë sofër kemi pritur shumë njerëz, ministra, kryetar komunash, deputetë, këngëtar, artistë e gjithfarë personalitetesh tjera. Të gjithë i kemi pritur e i kemi respektuar siç respektohet njeriu kur të vjen në konak”, tregon Aga, për të shtuar se njërin ndër mysafirët që e ka pasur më së shumti për qejfi, ka qenë profesori i ndjerë Zekeria Cana.ramiz gala 3

“Çdo të diele vinte nga Prishtina dhe vetëm kur e shihja para shtëpisë sime. Hajde Agë të dalim në natyrë thoshte. Ishte njeri i mirë, patriot i madh dhe e donte shumë natyrën”, tregon Aga.

Duke qenë i dashur për shoqërinë njerëzit sa vinin e shtoheshin në rrethin e tij. Kur i kishin mbetur pak miq, sofrën dhe peshkimin e ndante me miqtë e rinj, që në fakt ishin shokët e bashkëmoshatarët e bijve të tij.

“Është njeri shumë i dashur prandaj edhe ne rrimë me të dhe e respektojmë. Gjithnjë agil, i pa lodhur dhe në humor të përhershëm. Edhe pse shumë më i vjetër se ne, Aga gjithmonë gjatë qëndrimeve tona në natyrë punon më shumë se ne. Bile shumë më shumë se ne”, thotë Xhevat Leti, anëtarë e shoqërisë së Agës dhe mik i birit të tij Afrimit, poashtu anëtarë e shoqërisë së babait të tij.6Madje, për çështjen e ndërrimit të gjeneratave në shoqërinë e Agës, tashmë kanë lindur edhe shumë barsoleta, në mesin e tyre edhe një barsoletë e anëtarit të rregullt të shoqërisë, humoristit gjakovar Sevdai Radogoshi. “O Agë, me kënd do të rrish kur të vdesim ne”, e pyet zakonisht mes humorit Sevdaiu, për të marrë përgjigjen po ashtu me buzëqeshje të bacës Ramiz. “Kur të vdisni ju, do të rri me djemtë e juaj”.11

Dhe në fakt, tashmë, kur Aga i ka kaluar të 90-tat, pjesë e shoqërisë së tij kanë filluar të bëhet edhe gjeneratat e reja, nipërit e stërnipërit e tij. Por, përkundër dallimit në moshë, plaku i trajton njëjtë të gjithë. Madje, në të shumtën e kohës bëhet shembull për ta, duke i prirë gjuetisë së peshkut, apo punëve tjera për përgatitjen e sofrës së natyrës. Bije fjala, mbledhja e druve për zjarrin, është puna më e rëndë dhe puna të cilën Aga e bën pa përtesë.

“Kur nuk punoj unë kush duhet të punojë. Dikush duhet të jetë shembull e tu tregoj se për tu ulur e për të ngrënë fillimisht duhet punuar”, thotë plaku Ramiz, i cili asnjëherë gjatë qëndrimit në natyrë nuk ndalet së punuari për organizimin sa më të mirë të qëndrimit.

Por, ndonëse karakterizohet me humor të rrallë e hare për shoqërinë, viteve të fundit plaku 90 vjeçar sikur duket më i zymtë. Një gjë të tillë e pranon edhe vet ai, madje edhe na tregon arsyet e prishjes së disponimit.

“Po më shqetëson gjendja ekonomike e popullit tonë. Është varfëri e madhe. Dikur kishim me bollëk, por sot kemi ngelur shumë keq. Unë dhe pothuasje të gjithë në Gjakovë. Gjithashtu po shqetësohem për lumenjtë e Gjakovës, të cilët aq shumë i kam dashur dhe vazhdoj t’i dua. Prej pasluftës këta lumenj janë keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe sot janë në prag të shkatërrimit të plotë. Zor se do të rregullohen ndonjëherë”, përfundon me shumë shqetësim ai.

9

Previous Post

Moti mirë, intensifikohen përgatitjet e Vëllaznimit

Next Post

Akademia e futbollit e Vëllaznimit perspektivë për talentët

Related Posts

Në këtë numër të revistës Gjakovapress: Prof Aliriza Rraci: Kur Gjakova kishte 150 fisharmonikist!
Fejtone

Në këtë numër të revistës Gjakovapress: Prof Aliriza Rraci: Kur Gjakova kishte 150 fisharmonikist!

Ja si fliste dikur zejtari Musa Kika, për Plisat e prodhuar në Gjakovë
Fejtone

Ja si fliste dikur zejtari Musa Kika, për Plisat e prodhuar në Gjakovë

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës
Fejtone

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës

Prof.dr. Shevqet Canhasi: T’i njohim atdhetarët e harruar  HYSNI HALIL HIMA
Fejtone

Prof.dr. Shevqet Canhasi: T’i njohim atdhetarët e harruar HYSNI HALIL HIMA

Fejtone

Një jetë kushtuar artit…

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In