Monday, November 4, 2024
AktualeLajme

‘Ditët e Biznesit’

Në Gjakovë po vazhdon aktiviteti  “Ditët e Biznesit”, që po karakterizohen me shkëmbim informatash në mes qeverisjes lokale dhe përfaqësuesve të bizneseve gjakovare. Në këto takime kryetarja Mimoza Kusari-Lila, po  prezanton format dhe angazhimet lidhur me reformat që po ndërmerr Komuna në përmirësimin e klimës së biznesit, por edhe në përkrahjen e drejtpërdrejtë të  ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla si angazhim i vazhdueshëm për krijimin e vendeve të reja të punës.

ditet intertex Gjatë vizitave në diten e parë në “Mabelstil”, “Wear&Go”, “Erina”, “Brovina” dhe “Deva”, pastaj në diten e dytë në kompanitë prodhuese të tekstilit  në “Ediko”, “Intertex” dhe fabrikën për prodhimin e rrjeteve metalike “Roni&Fer”, u tha se  si problem kryesor , është mungesa e kuadrit profesional pastaj mungesa e hapësirave për zgjerim dhe veprimtari të suksesshme por edhe probleme tjera që kanë të bëjë me dogana.  Kusari Lila, është zotuar se do të mbështes fuqishëm në mënyrë institucionale bizneset me qëllim që të krijohet një frymë e re e zhvillimit ekonomik në Komunën e Gjakovës.

Ditet e Biznesit vizita erina1Gjatë vizitave nëpër bizneset gjakovare u përmenden projektet kapitale që do të fillojnë të realizohen në Komunën e Gjakovës, gjatë këtij viti dhe në vazhdimësi, nga investitorët ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, si: impianti i ujërave të zeza, rrjeti i ujit të pijes, ndërtesa aneks e komunës, ndërtimi i ngrohtores së re e të tjera. Këto projekte  do të ndihmojnë prodhuesit gjakovar. Ditët e biznesit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme  ku  do të vizitohen  bizneset tjera që funksionojnë në Komunën e Gjakovës.

Ditet e Biznesit Bahri Bokhi