Tuesday, April 1, 2025
Lajme

Dr. Flori Bakalli: QKMF sot me lajme të mira

Pas një dite të rëndë që kishte përfshirë Gjakovën, dje me rastin e vdekjes së gruas shtatzënë në QKUK në Prishtinë, të mërkurën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare kanë ardh lajme të mira. Dy punëtorë shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë rikthyer në punë pas dy javë pauze.  Ata kanë qenë të  të vetizoluar për shkak se kishin  shërbyer  në pikën kufitare në Qafë Prush, ku një polic i Republikës së Shqipërisë ishte diagnostifikuar  me korona virus.

Flori Bakalli shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se pasi  dy punëtorët  shëndetësorë kanë qenë në kontakt me policin e diagnostifikuar me COVID-19,  me rekomandim të Institutit të Shëndetësisë Publike ata janë izoluar, por pas testit fatmirësisht kanë dalë negativ.

Bakalli po ashtu ka bërë të ditur se edhe një punëtore teknike shëndetësore e  kësaj qendre, e dyshuar më parë,   ka dalë negative në testin për korona virus.

Shefi i Urgjencës , dr. Flori Bakalli sot gjithashtu bëri të ditur se kanë ardh insulinat  për afro 1.000 të sëmurët  me diabet, sa ka në komunën tone. Shpërndarja e insulinave fillon nga dita e nesërme, (e enjte) prej orës 9.00,  në Qendrën e mjekësisë familjare në Cabrat, pa grumbullime dhe duke respektuar masat mbrojtëse kundër korona virusit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *