Dr. Luan Gola , z.m i Shëndetësisë, paralajmëron pajisje të re moderne në Spitalin e Gjakovës
Spitali i Gjakovës do të pajiset me aparaturën më bashkëkohore-CT 128 shtresore. Këtë e ka bërë të ditur, dr Luan Gola, zëvendës ministër I Shëndetësisë. Ai në faqen e tij të fejsbukut këtë të diele ka sjell lajm të mire.
“Të nderuar bashkëqytetarë, Spitali i Gjakovës deri në fund të Tetorit të këtij viti do të pajiset me aparaturën më të avancuar radiologjike, CT 128 shtresore. Një pajisje e tillë për herë të parë montohet në një institucion publik shëndetësor në Republikën e Kosovës. Kjo do të rritë cilësinë dhe performancën diagnostike në nivelin më të lartë. E gjithë kjo është mundësuar falë donacionit të Ambasadës Amerikane dhe KFOR-it Amerikan. Respekt i veçantë për kujdesin e treguar për Ambasadën, KFOR-in dhe taksapaguesit amerikanë, “ ka shkruar Dr. Luan Gola.