Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    BËHEN 40 VJET: “JU FLET RADIO-GJAKOVA”

    Për Diasporën: Që ta keni Gjakovën pranë, kontribuoni dhe ndihmojeni Radio Gjakovën në 43 vjetorin e fillimit të punës

    Aleanca Kosovare e Biznesit për Rrafshin e Dukagjinit mbajti Kuvendin zgjedhor

    Aleanca Kosovare e Biznesit për Rrafshin e Dukagjinit mbajti Kuvendin zgjedhor

    NJË JAVË EKZAMINIME E KONTROLLA TË GJIRIT FALAS NË SPITALIN “FATI IM”

    NJË JAVË EKZAMINIME E KONTROLLA TË GJIRIT FALAS NË SPITALIN “FATI IM”

    Dega e Gjakovës e Kryqit të Kuq të Kosovës, mbështetje e fuqishme për familjet në nevojë

    Dega e Gjakovës e Kryqit të Kuq të Kosovës, mbështetje e fuqishme për familjet në nevojë

    E habitshme, mbushet rrjeti i kanalizimit me mbeturina inerte!

    E habitshme, mbushet rrjeti i kanalizimit me mbeturina inerte!

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Fejtone

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës

2 years ago
in Fejtone, Gjakova Presss
0 0
0
Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës
665
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

( Shkëputur nga numri më I ri I revistes Gjakovapress -140-online)

Kënaqësinë që vizitori i Çarshisë së Madhe në Gjakovë e ndjenë më së shumti, është kur takon zejet tradicionale që e karakterizojnë këtë mjedis. Kur shef nga dritarja ritmet e punës që zhvillohen brenda. Sot me nostalgji kujton kohën e rinisë kur këndej pari kishte gjallëri të madhe dhe gumëzhinte çarshia nga vizitor të shumtë, nga zërat e rraptimave dhe shkëlqimi i fytyrave të djersitura nga puna me entuziazëm e zanatlinjve të Gjakovës. Dikur andejpari, para disa dekadave kishte mundësi të mëdha që të takonte dhjetëra zejtarësh të zejeve nga më të ndryshmet që renditeshin përmes rrugëve të ngushta të Çarshisë së madhe. Ndërsa sot kanë ngelë pak zeje, sepse dyqanet tregtare i kanë zënë vendin atyre. Janë vetëm disa zeje që kanë ngelë gjallë!!! Rrobaqepësit, jorgangjinjtë, këpucëtarët, zdrukthëtarët, hotelieret me objektet karakteristike, aktualisht po e mbajnë famën e Çarshisë së madhe të Gjakovës.

Një dyqan rrobaqepësie që është në bërthamën e këtij kompleksi të restauruar, i takon rrobaqepësit Fehrat Zorra. Agë e terr e gjen në punë. Ritmi i punës nuk dallon për shumë dekada, është pothuajse i njejtë. Dikur në këtë dyqan qepeshin rroba të reja të modës së kohës, por këto vitet e punës usta Fehrati vetëm kryen shërbime. Shkurton, zgjeron, qep e rregullon pantallona, fustane, sako…  Aty, në dyqanin tipik dhe karakteristik, nën ritmin e pandalshëm të makinës së qepjes, hynë e dalin myshterinjtë që kryejnë shërbime rrobaqepësie. Usta Fehrati është një zejtar tipik gjakovar që nuk ka ndryshuar zakonin e të parëve mjeshtër e as ritmin e punës së palodhshme nga zejtarët e vyeshëm që punuan në dyqanet e kësaj çarshie. Edhe shprehjet e mikëpritjes dhe përcjelljes së myshterinjve i ka të njëjta si dikur.

Puna mbarë!

Marë paq e mirë se vjen! (dhe nuk ndërpret punën në makinën e qepjes)

Që sa vite je në këtë dyqan?

Jam gjatë në këtë dyqan. Më duket se këtu në Çarshinë e Madhe jam qysh se jam le. Janë 51 e më shumë vite përviojë pune që i kam të regjistrune.  Zanatin e kam mësuar prej babës. Shtatë vjeç kam filluar të qep, atëherë  kur menzi më kanë arrit këmbët në tokë, për të lëvizur makinën e qepjes, sepse makinat atëherë kanë qenë me këmbë. Po flas për kohë të kalueme,  aty kah viti 1958.

Mirëpo çfarë lidhje ka rrobaqepësi me terzit?

Rrobaqepësia është për me qep me makinë ndërsa terezitë kanë qep me dorë. Babai im Bajram Zorra e ka mësuar zanatin tek Xheladin Komoni. Atëherë kanë qep, në kajde të jakneve të sotit por me pambuk. I kanë dërguar nëpër shtëpija për me i qep me dorë, pastaj këta i kanë kompletuar krejt. Mbasi e ka kryer me atë fillimin ka hyrë shegert tek Komoni pastaj është bërë ortak me Komonin dhe në vitin 1947 ka hap shitoren këtu ku jam unë sot.

Tash me çka më tepër merreni?

Tash merremi veç me shërbime, më nuk ka me qep sepse aq shumë ka hyr malli i huaj këtu saqë nuk ka llogari më të qepësh.

Ju jeni rritur bashkë me Çarshinë e Madhe të Gjakovës. E din krejt çdo vjet si ka frymuar kjo çarshi. Kur e ka pas lulëzimin më të madhin, kur ka pasur më së shumti punë? 

Në vitet 70′ – 80′, atëherë kur lulëzoi krejt Kosova edhe ne kishim punë. Përpara kur nuk kishte shtof atëherë blejshin tesha ushtarake e i dërgojshin në punëtoritë tona, nëpër shtëpia, tek pleqtë tanë për me i shkep dhe me i kthy në anën e kundërt për me u duk të reja.

Edhe atëherë e ka pas atë lezetin e vet ky zanat. Mirëpo ka pas edhe rëniet e veta. Ka pas vite kur këtu kemi qenë vetëm pesë shitore të hapura. Nuk ka pas dyqane tjera, dy kanë qenë të Ndermarrjes tregtare ‘Agimi’ dhe pesë kemi qenë privat, sepse gjithë kishin qejf me punu në punë të shtetit. Atëherë nuk donte kush të punoi si privat! Pastaj ka qenë punë e vështirë. Atëherë kemi shku në Mal të Zi me shit tesha dhe kemi  shku në Bosnje me autobusa. Po, këtu e në Mostar kemi shku me shit tesha. Ka pas shumë rrobaqepës që përveç se mbanin hapur dyçanet këtu në Gjakovë, shisnin  rroba në Bosnje e Mal të Zi. Ka pasur punë të madhe atëherë!!!

Si ia kalon me klientët që vijnë këtu për të kryer shërbime të rrobaqepësisë?

Shumë mirë, i kam myshteri të vjetër, krejt puna bëhet me myshteri. I pres dhe i përcjelli si është më së miri, ndërsa shërbimin ua bëjë në mënyrë cilësore, ashu siç dëshirojnë ata. Faleminderit prej tyre, më respektojnë.

Se ky dyqani juaj ka një histori të gjatë flet edhe e dhëna se nuk është shkëput zinxhiri i brezave p.sh gjyshi ka kërkuar shërbime prej teje, baba, djali, nipi?

Ka raste që i kam katër gjenerata të myshterive nga një familje. Ju kam njohur gjyshin, babën, djalin e edhe nipin. Shpesh ju them, kur vijnë këtu për të kryer ndonjë shërbim, se  ti je e katërta gjeneratë që vjen me qep në dyqanin tim!!!

Dhe kjo tregon që sa gjatë je duke u marrë me këtë zanat?

Nja 50 vjet pa u ndal. Mendojë që rrobaqepës më të vjetër me stazh pune sa unë këtu nuk ka në çarshi… 

Si fillon një ditë e jotja dhe si mbaron?

Një ditë e imja zakonisht fillon në ora 7.00. E pastrojmë nga brenda e jashtë dyqanin, kjo punë që na ka mbet prej fëmijërisë. I përgatisim dhe i lyejmë makinat e qepjes, presim myshterit…Punojmë deri në drekë me Hasanin (Mamusha) këtu, herë shkojmë njëri, herë tjetri hamë drekë. Kthehem prapë, nuk pushojmë hiq. Verës punojmë deri kah ora 20.00 e pastaj shkojmë në shtëpi.

Gjatë verës keni më shumë punë?

Po gjatë verës, një muaj ditë kur vijnë nga diaspora kemi punë më të madhe. Këtu Çarshia gjallërohet, anipse shumë shkurt. Këtë vit, kjo pandemia ka ndiku që të kemi shumë pak punë, sepse nuk na erdhën nga bota e jashtme.

Ti e ke trashëguar prej babës zanatin e rrobaqepësit, a do ta vazhdojnë fëmijët tuaj apo si do ecën kjo zeja?

Fëmijët e mi kanë për ta mësuar zanatin për ndryshe janë duke studiuar, por unë shkollën e dua shumë. Le të mësojnë, le të kryejnë fakultetin se zanati për ta është sekondar.

Çka mendoni për këtë thënien: Mëso një zanat dhe vare diplomën në mur (çevërllëk)?

Çdo zanat me e ditë është mirë sepse do të gjendet dikur. Të moshuarit e kanë thënë që moti dhe kanë pasur përvojën për këtë.

Deri kur do ta vazhdoni këtë zanatin e rrobaqepësit?

Zanatin e rrobaqepësit do ta vazhdojë deri sa të jam gjallë. Nuk e kam ndërmend të ndalem, kam me e punu gjithnjë, sepse prej tij jetojë.

Dyqani juaj është vend ku edhe kuvendohet me myshterinjtë, ku merr informacione nga më të ndryshmet e ku këmbehen edhe barsoleta lloj-lloj?

Përpara po, por tash jo më, sepse tash nuk ka këtu njerëz që vijnë me u ulë e me bo muhabet të gjatë, sepse nuk kemi më karrika…(qeshje), dhe nuk vijnë njerëzit me ndejt më …!!! Sa për barsoleta këtu dëgjon nga më të ndryshmet varësisht nga cilat zona vijnë myshterinjtë. (z.v)

Previous Post

Dr. Luan Gola , z.m i Shëndetësisë, paralajmëron pajisje të re moderne në Spitalin e Gjakovës

Next Post

Shkugëza vendi i bukur i pushimit dhe relaksimit

Related Posts

Në numrin më të ri Gjakovapress: 20 VJET TË SHOQATES SË INTELEKTUALËVE  JAKOVA
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: 20 VJET TË SHOQATES SË INTELEKTUALËVE JAKOVA

Në numrin më të ri Gjakovapress:   Nga aktiviteti i Këshillimores ABSM Bazel-Gjakovë
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: Nga aktiviteti i Këshillimores ABSM Bazel-Gjakovë

Gjakova Presss

Në numrin më të ri, Gjakovapress 167, mund të lexoni

Në Gjakovapress Nr. 166 online,  Intervista: Dr. Sci. Med. Artan Ahmeti : NË SHËRBIM TË PACIENTËVE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME
Gjakova Presss

Në Gjakovapress Nr. 166 online, Intervista: Dr. Sci. Med. Artan Ahmeti : NË SHËRBIM TË PACIENTËVE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME

Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: Ritme në shkollën e mesme Kadri Kusari

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In