Saturday, April 6, 2024
Kulturë

Drejtoria e Kulturës,mbledhje komemorative për Met Godenin

MET GODENI 1Me organizim të Drejtorisë për Kulturë të Gjakovës, të shtunën u mbajt mbledhje komemorative kushtuar doajenit të muzikës së vjetër gjakovare Muhamet  Met Godeni,  i cili ditë më parë ndërroi jetë në moshën 81 vjecare. Për këngëtarin e shquar të muzikës së vjeter folën Muharrem Mici, udhëheqës i ish grupit muzikor karakteristik “Ymer Riza” dhe Zeki Vehapi, redaktor i Radio Gjakovës, autor i shumë emisioneve dokumentare.

Bardhyl Oseku, udhëheqës I sektori të kulturës, tha se komuna nderon me respect këtë interpret të shquar të muzikës që ka lënë gjurmë në jetën muzikore të Gjakovës. Gjithashtu u tha se  Met Godeni  ka kontribuar me të madhe që kënga e vjeter gjakovare të ruhet si pasuri e trashëgimisë kulturore të kësaj treve.

Ne emer te familjes ka faelenderuar i biri Adnan Godeni