Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

“Drita e gjelbër” për Shtegun memorial, shtatoret për Fadil Hoxhen, Anton Çetten dhe Nesemi Dervishdanën

drini Këshilltarët komunal të Gjakovës në mbledhjen e  rregulltë, të mbajtur të hënën,  pas diskutimeve të gjëra kanë marrë vendim për ndërtimin e “Shtegut Memorial”, prapa Pallatit të Kulturës dhe ngritjen e  shtatoreve të dëshmorit Nesemi Dervishdana në qendër të qytetit, aty ku është vra dhe të veprimtarëve të shquar të çështjes shqiptare, Fadil Hoxha dhe Anton Çetta.

Edhepse disa këshilltarë gjatë diskutimit kanë qenë kundër këtij vendimi duke vënë në dyshim  vlerësimin historik të  figurës së heroit të LNÇ-së, Fadil Hoxhës, në momentin e vendimit 33 këshilltarë votuan “Për”, një “Kundër” dhe tre “Abstenuan”.

Këshilltarët Komunal të Gjakovës miratuan edhe vendimin për  ndryshimin e datës 14 Maj, si Dita e Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, duke e spostuar atë më 17 maj. Kështu nga viti i ardhëshëm Dita e Dëshmorëve të Gjakovës do të kremtohet me 17 maj.

Sipas propozimit të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së Ditët e Brigadave të UÇK-së të cilat kanë vepruar në territorin e Komunës së Gjakovës, sipas vendimit të Asamblesë Komunale do të shëniohen me akademi përkujtimore nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës.