E diela me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike
E diela do të jetë me mungesa të shumta në furnizimim me energji elektrike. KEDS ka njoftuar se për shkak të Energjizimit të stabilimenteve të reja 35 kilovolt dhe kthimit në gjendjen e mëparshme, pjesa më e madhe e komunë së Gjakovë prej orës 10 deri në orën 16 do të mbetet pa energji elektrike. Në fakt në këtë periudhë kohore neser pa energji elektrike do të mbetet pjesa veriore e qyetit, zona industriale bashkë me fshatrat e Rekës së keqe dhe të Dushkajes. Ndërkaq neser për më pak se një gjysëm ore nga 15 e 30 deri në 16.00 do të ngel pa energji elektrike edhe qendra e qytetit me rrugët kryesore dhe anësore.
Edhe KRU Gjakova ka njohtuar se gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë:Hidrosistemi Radoniq. Prandaj si pasojë e nderprerjes së rrymes nga KEDS, nuk do të kenë furnizim me ujë linja e Sopotit dhe pompat e Cermjanit.