Tuesday, April 2, 2024
Sporti

Fatmir Zhubi – Xheki një jetë me Vëllaznimin

Adhuruesit e futbollit dhe të skuadrës  Vëllaznimi në Gjakovë sot me pikëllim kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatmir Zhubit,  I njohur me nofkën Xheki. Ai që në moshën 18 vjeçare iu përkushtua futbollit me një dashuri të zjarrtë për arritje sa më të mëdha të Vëllaznimit. Ishte futbollist I gjeneratës së art të Vëllaznimit kur pushtojë majat e suksesit por edhe ndihmës trajner dhe trajner I skuadrës “Kuq e Zi”. Ai dha kontribut të posaçëm gjatë periudhës së mëvetësimit të sportit kosovarë, kur ndeshjet zhvilloheshin nëpër fusha e luadhe dhe nën vëzhgimin e rreptë të policisë serbe e cila nuk dëshironte që të rinjtë shqiptarë  të zhvillonin gara.

 xheki 2Me rastin e vdekjes së Fatmir Zhubit, në moshën 74 vjeçare  sektori I sporteve në Gjakovë mbajti një mbledhje komemorative ku u vlerësua lartë vepra e Xhekit.

 Varrimi i të ndjerit u  bë me nderime te premten, /23 Maj 2014,/  në varrezat e qytetit ne Gjakove.