FC Liburn fitues i Kupës së Kosovës në futsall
Njëri nga klubet më të suksesshme sportive në komunën e Gjakovës, Liburni
është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës në futsall. Të enjten në mbrëmje në ndeshjen finale në kuadër të kupës futbollistike të Kosovës në futsall mposhti Prishtinën, me rezultat 5 me 3 pas lojës shtesë, meqë në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë 3 me 3.
-Ishte një ndeshje mjaftë e bukur dhe me raste dhe aksione te shumta shënimi. Liburni deri ne fund ishte ne avantazh por Prishtina barazoj ku edhe përfundoj koha e rregullte me rezultat 3-3. Portjeri Krasniqi përsëri sonte ishte në qendër të vëmendjes ku mbrojti dy penallti nga nëntë metra ne çastet me dramatike te ndeshjes. Golashenues për Liburnin ishin:Ramadan Alaj me 2 gola,Halim Selmanaj,Arber Dobroshi dhe Ideal Brovina me nga 1 gol.
Bekim Bytyqi, trajner i Liburni është shprehur i lumtur për fitoren, ndërsa ka përgëzuar Prishtinën për paraqitjen.
“Kemi tregu një lojë më të pjekur, kemi pasur disa raste shumë të mira. Përgëzoj Prishtinën për paraqitjen”, është shprehur Bytyqi.
Kjo është hera e dytë që skuadra nga Gjakova, Liburni fiton Kupën e Kosovës, ndërsa ky sukses i mundëson gjakovarëve të garojnë në arenën ndërkombëtare.