Thursday, April 25, 2024
AktualeKulturë

Filloi Festivali Pianisti ri 2014

pianisti riGjakova  dhe shkolla e muzikës Prenk Jakova të shtunën janë bërë qendër e pianistëve të rinjë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia. Këtu solemnisht nisi  Festivali  i shatë me rradhë ndërkombëtar “Pinaisti i Ri” ndërsa në emër të nikoqirit, komunes se Gjakoves, mireseradhje dhe  suksese u ka uruar Armend Vokshi, anëtarë I Bordit të Drejtorëve në Kuvendin  Komunal.

Drejtoresha e festivalit “ Pianisti i Ri”, Vlora Baruti, tha  se  ky festival tashmë tradicional ndjek rrugën e tij të zhvillimit dhe, është  edicioni i tretë që “Pianisti i ri”, 2014, ka karakter ndërkombëtar dhe se një nga të veçantat e këtij festivali janë çmimet, të cilat vijnë si stimulim për mundin e pianistëve. Ajo ka pohuar se e bukura e këtij festivali është edhe shkëmbimi i kulturave të qyteteve të bukura të Kosovës.

“Si veçanti e edicionit të shtatë të këtij festivali është transferimin i tij në Gjakovë, qytet me një traditë shumë të madhe kulturore, e posaçërisht muzikore, ndërsa festivali po mbahet në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” dhe me Drejtorinë për Kulturë në këtë Komunë”, ka thënë Baruti. Sipas saj sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit, pianistët e moshave, të cilat mbulohen në këtë garë (6 deri 19-vjeç), po tregojnë mjaft interesim dhe ne jemi të kënaqur me këtë fakt.Pjesëmarrësit në këto gara do të ndahet në  grupe sipas grupmoshave: Kategoria Junior katër-shtatë vjeç, Kategoria A shtatë-nëntë, B dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç, C trembëdhjetë-pesëmbëdhjetë, D gjashtëmbëdhjetë- shtatëmbëdhjetë dhe Kategoria E për tetëmbëdhjetë deri nëntëmbëdhjetë vjeç.

Ne diten e pare ka filluar gara per 33 pianistet e rinje te grupit te pare. Finalja mbahet te marten ku do te ndahen edhe cmimet e festivalit.