Saturday, December 28, 2024
AktualeSporti

Liburni- Besa 9:7 me penalti

Ndeshja e parë e finales së PLAY-OF-it të futsallit të Kosovës në mes të dy skuadrave më cilësore në vend, Liburnit dhe Besës së Pejës ka përfunduar pas ekzekutimit të penaltive 9:7.

Liburni qershor 14 INTNdeshja u zhvillua të mërkurën në mbrëmje, në pallatin e sporteve Shani Nushi në praninë e nja 800 adhuruesve të futsallit, të cilët kishin lënë ndeshjet e kampionatit botëror Brazili 2014, për tu kënaqur me lojën atraktive që ofron futbolli vogël. Me lojën e treguar, ata nuk u zhgënjyen pasi panë shumë aksione dhe gola të bukur. Mysafirët nga Peja avancuan të parët në 0: 2 për të ngritur pastaj epërsinë Liburni  në çastet e fundit të lojës në 4 me 3 kurse  pesë sekonda pa mbaruar ndeshja, mysafirët barazuan në 4:4.  Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë dhe ashtu mbeti edhe pas dy lojëve shtesë me nga pesë minuta. Më të shkathtë në ekzekutimin e penaltive ishin futbollistët e Liburnit të cilët e përmbyllen ndeshjen e parë me fitore. Ndeshja e kthimit luhet në Pejë. Fituesi I garës në këtë kampionat do të dihet pas dy fitoreve që bënë skuadra kampione.
Liburni qershor 14 LALI aBAZI fARUKUPara ndeshjes, u organizua një ceremoni rasti, ku Klubi i Futsallit Liburn nderoi me mirënjohje dy ish futbollistë, që cilësohen si legjenda të futbollit të vogël , Faruk Domin dhe Xhelal Kaqin. Kryetari klubit Liburn, Abaz Beqa tha se këta dy futbollistë kanë kontribuar në afirmimin e futbollit të vogël dhe në kohen sa ishin aktiv, kanë treguar talent, angazhim dhe cilësi të madhe duke mbetur legjenda të vërteta të futbollit gjakovar.