Wednesday, March 27, 2024
KulturëLajme

Festivali “Pianisti i ri” në Gjakovë

shkolla e muzikesGjakova do të jetë nikoqire e organizimit të Festivalit të shatë me rradhë ndërkombëtar “Pinaisti i Ri”. Drejtoresha e festivalit “ Pianisti i Ri”, Vlora Baruti, thotë se do të marrin pjesë rreth 150 pianistë. Festivali “ Pianisti i Ri” këtë vit organizon edicionin e shtatë me radhë. Konkursi pianistik i këtij festivali do të mbahet me data tashmë tradicionale 21 dhe 24 qershor në qytetin e Gjakovës. Për veç vendeve shqiptare të rajoni, do të ketë konkurrues edhe nga Italia. Çmimet që do të ndahen sivjet janë të njëjtat sikur se vite kaluara. Ndërsa sivjet jurinë e përbejnë tre anëtarë të huaj, si Herbert Koch-Pianist- Kryetar i EPTA-s( Shoqata Pianistike Evropiane nga Gjermania, Genc  Tukiçi-pianist nga Franca dhe Danica Stojanova-pianiste nga Maqedonia.

pianisti riDrejtoresha e Festivalit Ndërkombëtar “Pianisti i ri”, Flora Baruti, është shprehur se ky festival tashmë tradicional ndjek rrugën e tij të zhvillimit dhe, siç është shprehur ajo, është edicioni i tretë që “Pianisti i ri”, 2014, ka karakter ndërkombëtar dhe se një nga të veçantat e këtij festivali janë çmimet, të cilat vijnë si stimulim për mundin e pianistëve. Ajo ka pohuar se e bukura e këtij festivali është edhe shkëmbimi i kulturave të qyteteve të bukura të Kosovës.

“Si veçanti e edicionit të shtatë të këtij festivali është transferimin i tij në Gjakovë, qytet me një traditë shumë të madhe kulturore, e posaçërisht muzikore, ndërsa festivali mbahet në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” dhe me Drejtorinë për Kulturë në këtë Komunë”, ka thënë Baruti. Sipas saj, pjesëmarrja në gara është në baza vullnetare, kurse pjesëmarrës do të jenë garues nga të gjitha shkollat e muzikës nga Kosova, si dhe garues nga vende të tjera, kryesisht nga ato të rajonit.

“Sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit, pianistët e moshave, të cilat mbulohen në këtë garë (6 deri 19-vjeç), po tregojnë mjaft interesim dhe ne jemi të kënaqur me këtë fakt, andaj presim një numër të konsideruar garuesish. Diku numri total pritet rreth 150 garues”, ka pohuar Baruti, duke shtuar se duhet një përkrahje më e madhe për këtë festival, nëse lindin ambicie për të ngritur cilësinë e tij dhe shndërrimin në një festival me karakter më të madh se që ka tani.

Baruti po ashtu ka thënë se festivali kontribuon në promovimin e vlerave të përgjithshme të vendit, në veçanti të vlerave kulturo-artistike. Ajo ka theksuar se festivali është mbështetur nga institucione të ndryshme, si nga MKRS-ja, që i ka dhënë mbështetjen më të madhe, pastaj Komuna e Prishtinës dhe nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjakovës.