Sunday, April 28, 2024
LajmeSporti

Filloi Turneu ndërkombëtar “Shqiponja 2010”

KH-Shqiponja

 

Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas të dielen në mbrëmje filloi turneu ndërkombëtarë në hendboll për femra “Shqiponja 2010”. Në ndeshjen e parë u takuan “Kale” e Kërqovës së Maqedonisë me Prishtinën që përfudnoi me rezultat 39:31, ndërsa në ndeshjen e dytë: Shqiponja-Nikshiqi I Malit të Zi 23:21. Të hënën në finale takohen Shqiponja- Kale.

Në të dyja ndeshjet u tregua henbollë cilësorë, ndërsa skuadrat sprovuan formën e tyre para garave në kampionatet e cvendeve të tyre.

Ndeshjet e zhvilluan në praninë e qindra shikuesve në sallën e ftohtë të pallatit të Sporteve “Shani Nushi”

Turneu ka filluar të organizohet që nga viti 2000 ndërsa me karakter ndërkombëtarë që nga viti 2004. Përkrahet nga Ministria e Kulturës, rinisë dhe sporteve të Kosovës, Federata e hendbolit të kosovës dhe Drejtoria për kulturë, rini e sporte e Gjakovës.