Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Fillon ndertimi i pendes në Rrypaj dhe kanaleve te ujitjes ne Dobrosh

Komuna e Gjakovës, gjegjësisht drejtoria e bujqësisë  filloi te premten  realizimin e dy projekteve në vlerë prej rreth 100 mijë euro, të cilët në të ardhmen do të krijojnë kushte më të mira për bujqit  e zonës së Rekës së keqe . Bëhet fjalë për ndërtimin e një pende të ujitjes në fshatin Rrypaj. Nga kjo pendë që pritet të kushtojë rreth 60 mijë euro, do të përfitojnë ujitje rreth 200 hektarë tokë bujqësore që nga fshati Rripaj deri në fshatin Meje. Projekti i dytë ishte fillimi i punimeve për ndërtimin e 1 mijë metrave kanale për ujitje  në fshatin Dobrosh që do të mundësojë ujitjen e 130 hektarëve me të mbjella bujqësore. Edhe ky projekt është investim i komunës, gjegjësisht i drejtorisë së bujqësisë, e cila do të kushtojë rreth 35 mijë euro.

Fermeri  Smal Sali Syla, që njihet si kultivues I grurit, misrit dhe perimeve  u shprehë I lumtur me këtë nismë të punimeve sepse arat e ti të shtrira  në dy hektarë siperfaqe do të japin më shumë bereqet pasi ta kenë të zgjidhur ujitjen.

“Deri tash nga arat e mia i kam marrë nga dy prodhime në vit e tash kur të na vie uji nga penda e re, besojë se do të marrë më shumë bereqet” tha Syla nga fshati Rrypaj.

Në ceremoninë e përurimit të punimeve në pendën e Rripajt dhe kanaleve të ujitjes në Dobrosh mori pjesë kryetari komunës Pal Lekaj i cili tha se bujqësia gjithnjë ka qenë prioritet dhe se vetëm në hapjen e kanaleve të ujitjes dhe pendave janë investuar 1 milion e 200 mijë euro.

“Përurimet e sotme janë vazhdimësi e rritjes së mirëqenies së banorëve të këtyre fshatrave që kryesisht merren me bujqësi”, tha Lekaj.

Në anën tjetër sipas drejtorit komunal për bujqësi Ismet Isufi këto dy projekte që pritet të përfundojnë brenda një muaji,  janë vazhdimësi e investimeve të shumta që komuna e Gjakovës i ka bërë në fushën e bujqësisë e në veçanti në fushën e ujitjes.

“Rreth 31 kilometra kanale për ujitje janë përfshirë në projektet tona të realizuara që padyshim se  si të tilla do të ndikojnë shumë në ngritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe në përmirësimin e kushteve për bujqit. Me projektet që nisën sot kanë përfituar fermerët e  rajonit të Rekës së Keqe, konkretisht të fshatrave Rypaj dhe Dobrosh bashkë me fshatrat tjera përreth.