Gjakova bëhet me paralele baleti
Në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” nga viti i ardhshëm shkollor do të mësohet edhe për baletin. Ministria e Arsimit ka miratuar kërkesën e kësaj shkolle për hapjen e paraleles së baletit. Me këtë rast drejtori I shkollës, Pëllumb Vula ka thënë se së bashku me stafin do të punojmë në krijimin e kushteve ideale për fëmijët, që të kenë mundësi sa më të madhe të përfitimit të benifiteve që ofron Baleti. Ndërkaq në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë, kanë thënë se hapja e klasës së baletit është një lajm i mirë për shumë talent të këtij arti të bukur të cilët deri më sot nuk e kishin një mundësi të tillë në komunën tonë.
Pëllumb Vula:
Të dashur bashkëqytetarë, prindër, artdashës !
Vizioni që në shkollën e muzikës të ketë edhe klasë Baleti duket se më në fund mori formë! Ministria e Arsimit ka miratuar kërkesën që ne si shkollë i drejtuam Drejtoria e Arsimit Gjakovë për hapjen e kësaj klase. Andaj dua ti falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e kësaj ideje ! Nga kjo ditë unë si ud. Drejtor, me të gjithë stafin do të punojmë në krijimin e kushteve ideale për fëmijët tuaj, që të kenë mundësi sa më të madhe të përfitimit të benefiteve që ofron Baleti.
Në ditët në vazhdim do të njoftoheni për konkurset dhe numrin e nxënësve që do të pranohen në klasën e baletit !