Monday, November 4, 2024
AktualeLajme

Gjakova dhe Torino marrëveshje bashkëpunimi

Mimoza Italia inGjakova dhe Torina e Italisë kanë vendosur të nisin bashkëpunimin konkret e që më së shumti ‘hajrin’ pritet t’ia shohë komuna e Gjakovës, përkatësisht bizneset, studentët dhe krijuesit e artit dhe kulturës përgjithësisht. Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, më 30 Qershor nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe Komunës së Torinos,  gjegjësisht me  Kryetarin e Komunës, z. Piero Fassino.

Që nga viti i kaluar kur është zhvilluar takimi i parë me Kryetarin e Torinos z. Piero Fassino, është diskutuar për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të Komunës së Gjakovës me Komunën e dytë industriale në Itali (pas Milanos), ndërsa sot është konkretizuar kjo marrëveshje. Marrëveshja ka për synim:

  1. Bashkëpunimin në mes dy Komunave për qeverisje të mirë e-Qeverisja
  2.  Bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e ndërsjellët të investimeve dhe bizneseve.
  3.  Bashkëpunimin akademik në mes të dy Universiteteve Publike të Torinos dhe Universitetit të Gjakovës, por edhe studentëve nga Gjakova të cilët synojnë avancimin më Torino, Itali.
  4. Bashkëpunimin kulturor dhe artistik në mes të trupave dhe grupeve artistike në Gjakovë.