Friday, November 17, 2023
AktualeLajme

Gjakova e nisi festën e Mësuesit në objektin e shkolles së parë shqipe

Dita-e-Mesuesit

 Sot, më 7 Mars , në Ditën e Mësuesit, në këtë ndërtesë që njihet si shkolla e parë,  kujtojmë kontributin e patriotëve Hasan Prishtina dhe Bajram Curri të cilët  mundësuan që Gjakova të bëhet me shkollën e saj, tha kryetarja Mimoza Kusari Lila

“Sot, Gjakova si vatër dhe qendër e arsimit ka për nder që në mënyrë sa më dinjitoze të shënojë ditën e bekuar , 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. Ky nder i takon sepse ka qenë burimi i shkollave  të para rreth një shekulli, përfshirë dhe atë të vajzave më pas, dhe gjithashtu ka qenë  qendër me resurse humane, ato kadrovike arsimore të cilët edukimin dhe arsimmimin e tyre e shpërndanin anëkënd Kosovës’ tha Kusari Lila.Pas fjalës  së kryetares së Komunës, mimosa Kusari Lila, veteranët e arsimit i ka përshëndetur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës ,Hashim Thaqi.Duke folur për kotnributin e tyre si mësimdhënës, kryeministri Thaqi ka çmuar kontributin e mësimdhënësve ndër breza, përfshirë dhe atë të sistemit paral të viteve të 90-ta të shekullit të shkuar. Ndërkaq, për kohën e pasluftës kryeministri Thaqi tha se kemi pasur edhe kontenjerë ku zhvilloheshin mësimet, sot mësimi në Kosovë është avancuar lartë, me infrastrukturë modern, me rritje tëp agave dhe tani Gjakova është edhe me Universitet Publik. Veteranët e arsimit i ka përshëndetur edhe Ramë Buja, ministër i Arsimit , i cili ka pohuar se arsimi në Kosovë po ecën drejt lartësisë.

Në fund, nga Komuna e Gjakovës me mirënjohje janë nderuar mësimdhënësit veteran të komunës së Gjakovës: Hashim Binishi, Shani Hoxha, Sami Morina, Gjeljane Brovina, Bedrush Shehu, Musa Dobruna, Hydajete Dobruna, Murteza Nura, Hyda Dobruna, Masar Rizvanolli, Xhevat Koshi, Fadil Stavileci, Skender Polloshka, Besim Bokshi, Ekrem Murtezai, Pajazit Nushi, Aliriza Rraci, Ramiz Hoxha, Nanije Deva dhe Rexhep Hoxha.