Saturday, December 28, 2024
Lajme

Gjakova qendër e akademisë muzikore evropiane

Akademi verore e muzikesKa filluar  edicioni i pestë e Akademisë Evropiane Verore për Muzikë ( Europian Summer Music Academy – ESMA), aktivitet ky që sjellë në Gjakovë 160 studentë dhe 15 profesorë nga e tërë Evropa.  Pas 4 edicioneve të mbajtura në Prishtinë, ESMA po zhvendoset në Gjakovë, duke sjellë kështu një periudhë nëntë ditore me atmosferë të muzikës, artit e kulturës, në një qytet që tradicionalisht frymon në atmosferë të tillë.

Në hapje të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor, ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se me organizime të tilla Gjakova tashmë po bëhet pjesë e qyteteve me traditë të Evropës.

Gjatë 9 ditëve sa do të zgjasë kjo akademi, studentë nga shtete të ndryshme evropiane do të ndjekin ligjërata dhe master – klasë me profesorët më të mirë ndërsa do të mbajnë edhe disa koncerte të hapura për publikun.