Monday, March 31, 2025
AktualeLajme

Gjakova të premten qendër e Festivalit të radiove shqiptare Radiofest 2014

radiogjakova 35 vjet

Gjakova të premten  do të jetë qendër e radiostacioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera. Radio Gjakova për herë të 10-të, e  mban manifestimin tradicional të radiove,  Radiofest 2014, ku do të prezantohen krijimet radiofonike në reportazhe, raporte radiofonike dhe spote publicitare. Qëllimi i organizimit të këtij manifestimi unik jo vetëm në vendin tonë është që,  duke nxitur krijimtarinë e re radiofonike të punëtorëve të këtyre mediumeve, të avancoj rezultatet në fushën e radiofonisë.

Në manifestimin e sivjetmë marrin pjesë radiot nga: Tirana, Peja,  Saranda, Istogu,  Vlora, Mitrovica, Fieri, Lushnja, Gjakova, Bajram Curri, Shkupi, Decani, Shkodra, Theranda, Elbasani, Podujeva, Korca, Prizreni e qendrat tjera. Juria e festivalit do të shpall nesermbrëma punimet fituese. Krahas dhjetë vjetorit të radiofestit, Radio Gjakova njëkohësisht me një akademi solemne shoqëruar me program muzikor,  shënon 35 vjetorin e fillimit të punës.  Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila është përkujdesur për të ecur mbarë  gjithë ky aktivitet që fillimisht ka nisë me javën e radiofestit, ku janë transmetuar gjitha punimet e arritura, pastaj edhe me shënimin e ditës së fillimit të punës  me program festiv. Në programin e nesërm festiv,  në pjesën artistike do të marrin pjesë: Kori shkollës së muzikës Prenk Jakova, grupi i vallëzimit  Art Dizajn, Ismet Peja, Edi Ermeni, Gentian Gojani, Ardian Këpuska, Vlona Boshnjaku e të tjerë