Gjakovë: Gati 10 ditë pa raste të reja me COVID 19
Dinamika e përhapjes së virusit Corona, këto 10 ditët e fundit në komunën e Gjakovës ka rënë në një qetësi , si pasojë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të respektuar masat parandaluese si dhe falë masave shtrënguese të institucioneve shëndetësore. Këtë e ka pohuar, Hilmi Shala, u.d në Spitalin Isa Grezda. Ai ka thënë se pas një përhapje të disa rasteve të mantelbardhëve në Njësinë e Emergjences, në atë të Dializës dhe të Neurologjisë, marrjes së masave adekuate mbrojtëse, izoluese dhe të shërimit, tash gjendja tregohet e qetë. Mantelbardhët shpejt do ti kthehen punës.
Momentalisht në Gjakovë nga 16 të infektuarit 10 janë të shëruar.
Shala ka falënderuar bashkëpunimin dhe punën e madhe që po bënë Instituti i Shëndetit Kombëtarë dhe Klinika Infektive në ndjekjen e rasteve dhe burimeve të infeksionit.
“Këto institucione po bëjnë punën më të madhe dhe sukseset duhet drejtuar pikërisht këtyre institucioneve”, ka thënë Shala.