Friday, April 26, 2024
AktualeLajme

Gjenden kater granata

Meritoni 12 vjeçar, duke  kërkuar  metale për skrap, të premten   në afërsi të lumit “Krena”ka hasur në katër granata të pashpërthyera e të cilat seriozisht kanë mundur t’ia rrezikojnë jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gjakovë dhe ekipet deminuese të FSK-së nga Prizreni.

“Pas një urdhëri nga MFSK-ja kemi ardhur në Gjakovë dhe kemi konstatuar se janë katër mjete të pashpërthyera, konkretisht janë granata pushke të llojit D3 dhe D4. Këto janë mjete tejet të rrezikshme dhe nevoitet një trajtim i veçantë për to, prandaj ne i kemi siguruar dhe t’i marrim me vete për t’i shpërthyer në një vend më të sigurtë”, ka thënë tetari Qemajl Berisha nga ekipi deminues i FSK-së.

E sipas policisë së Kosovës, mjetet shpërthyese janë lënë në vendin e gjetjes nga dikush që ato i ka pasur në shtëpinë e tij për një kohë të gjatë, pasi ato janë gjetur në një enë plastike e të mbështjellura me kashtë.

Ndryshe, gjetjet e mjeteve të pashpërthyera janë goxha të shpeshta në Gjakovë, por në të gjitha rastet qytetarët janë treguar të vetdijshëm duke mos i prekur ato dhe duke i lajmëruar organet kompetente.  Një mjet shpërthyer është gjetur disa ditë më parë edhe në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, gjatë një renovimi që po i bëhej.