Sunday, February 4, 2024
AktualeLajme

I jepet lamtumira e fundit në qytetin e lindjes

????????????????????????????????????

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila mes tjerash theksoi se  Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi  humbën një personalitet të dalluar të jurisprudencës, njeriun e intelektit, autorin e shumë veprave që padyshim në çdo hap të jetës së Tij la gjurmë identifikuese për shtetin dhe të ardhmen.

“E veçanta e kësaj dite nuk mbeti vetëm tek dhimbja e ndarjes fizike të akademik Stavilecit, por edhe te krenaria që emri dhe vepra e tij i dhuroi Gjakovës. Përtej të gjitha virtyteve profesori ynë u angazhua që gjdo gjë përreth tij t’i falte drejtësi duke na treguar se e padrejta më e madhe që bëhet shpesh është vet jeta. Jo më kot akademik Stavileci tha: Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira e gjysmën tjetër me pakënaqësi për mospërmbushjen e tyre”, tha Kusari – Lila.

Fjalë të mira dhe kujtime për kolegun pati edhe Minir Dushi. Ai në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve foli për angazhimet e profesorit tashmë të ndjerë Esat Stavilecit.

Ndarja nga jeta e profesorit Stavileci për Dushin ishte mjaftë e vështirë.

“Na ke tubuar këtu para fytyrës sate të zbehtë që të ndahemi gjithmonë nga trupi i yt por jo edhe nga idealet tua humane, njerëzore dhe bujare dhe nga angazhimi për punë e për përparim arsimor dhe kombëtar. I tillë ishte Esati nga shpirti dhe morali. Në këtë ndarje kaq të papritur dhe kaq të rëndë të gjithë e kemi vështirë. Në radhë të parë e kanë të vështir anëtarët e familjes sate… Në këtë moment e kemi të vështirë dhe tepër rëndë edhe ne miqtë kolegët e bashkëpunëtorët e tij. Gjithmonë të patëm dhe të njohëm energjikë në veprime dhe angazhime. Njeri që i dha shumë duke punuar dhe duke botuar vepra të numërta shkencore dhe duke shkolluar rinin shqiptare”, tha Dushi.

Në këtë akademi foli edhe Ushtrues Detyre i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj. Ai foli për virtytet e profesorit të ndjerë, modestinë dhe komunikimin pragmatik dhe interkulturor.

Në emër të familjes Stavileci , ka falenderuar e bija, Miranda .

“Shpresoj se kujtimi për babin të jetojë gjithmonë, por shpresoj se edhe ju përherë ta kujtoni bashkëqytetarin e juaj, shokun e juaj kolegun dhe profesorin e juaj”, tha Miranda.

E pas mbledhjes komemorative në holin e Pallatit të kulturës Asim Vokshi u mbajten  homazhe. Varrimi I akdemik Esat Stavilecit u bë në varrezat e qytetit në Gakovë.