Kampionati Evropian i shahut në Gjakovë
Në Gjakovë kanë arritur mysafirët e parë të garës më të madhe evropiane në shah. Qyteti i kulturës dhe sportit i njohur për organizime ndërkombëtare dhe mikpritje, prej 11 deri me 24 maj do të jetë nikoqir i kampionatit Evropian të shahut ku pritet të marrin pjesë qindra shahist të njohur nga afro 40 shtete nga Evropa e mes tyre rreth 140 kryemjeshtra të shahut që flet për nivelin e lartë të këtij kampionati. Komuna e Gjakovës, Federata e Shahut të Kosovës dhe klubi i shahut Vëllaznimi janë duke i bërë përgatitjet përfundimtare për këtë ngjarje. Hapja solemne e kampionatit do të bëhet të mërkurën në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi. Garat do të zhvillohen në ambientet e hotelit Pashtriku, që tash në brendi ka marrë një pamje moderne dhe atraktive, ndërkohë që shahistët evropian do të vendosen edhe në disa nga objektet tjera hoteliere të Gjakovës. Gjatë dy javëve , krahas garave, pritet që Gjakova të gjallërohet nga mysafirët e shumtë të cilët do të kenë mundësinë të njihen përsëafërmi me trashëgimin e pasur kulturore dhe në një formë bizneset gjakovare pritet të vizitohen nga mysafirët e shumtë