Tuesday, February 6, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi përball KB Sigal Prishtinës për superkupë

Sfida e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të merkuren në Gjakovë, ndërmjet skuadres më të trofeshme në basketbollin e Kosovës  Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit qw në edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i Ligës së Parë dhe është inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës.

Driton Rraci i Vëllaznimit theksoi se janë duke u komponuar sa më mirë për këtë garë.

“Kemi filluar përgatitjet para dy javësh me trajnerin e ri dhe me një pjesë të përforcimeve, kurse në ditët në vijim pritet të na bashkangjiten edhe lojtarët tjerë e të komponohemi sa më mirë. Shpresojmë në paraqitje pozitive”, theksoi Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Rahoveci-Trepça.

Orari

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *