Thursday, March 28, 2024
Sporti

KF Vllaznimi nga loja në lojë me fitore

Vëllaznimi sot e ka shënuar fitoren e dyte radhazi brenda 3 ditesh. Kesaj radhe e ka mposhtur Drenasin me rezultat 1 me 0, por ka mundur q; skuadra mysafire të largohet me 3 apo 4 gola, sepse aq herë sulmuesit tanë, Vula, Gjini dhe Brahimaj jane gjendur perball portierit mysafir në pozitat kur më veshtirë huqet se sa shënohet. Sido që të jetë 3 pikët e sotme janë reflektim i lojes së mirë dhe angazhuese të gjithë futbollistëve. Për shkak të lëndimeve, para kohe,  nga loja dolën Basha dhe Rogova, kurse Myrta mungoi për shkak të kartonëve.

Golashënuesi I vetëm, Qendrim Dautaj, pas lojës deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë por që kaloi në shenë të lojës së mire të Vëllaznimit. Loja jonë ka ngritje të vazhdueshme dhe shpresojë se në të ardhmen do të kemi rezultate akoma më të mira” , tha Dautaj.

Vëllaznimi nga 6 ndeshjet e zhvilluara në këtë edicion ka mbledhur 8 pikë nga dy fitore dhe një barazim. Në xhironë e ardhëshme luan si mysafir I Malisheves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *