Sunday, April 28, 2024
Sporti

Një fundjavë e pasur me ndeshje sportive, ja rezultatet e skuadrave gjakovare

Futbollistet e Vellaznimit kanë arritur  tri pike të reja pasi kanë mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal 1 me 0. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Vëllaznimi dhe Liria treguan lojë cilësore me aksione e raste të shumta shënimi.

 Në superligen e futbollit për femra Jakova pësoi humbje në Gjakovë 0 me 3  nga ekipi A&N .  Kanë filluar edhe  garat në futsall. Liburni si mysafir  mposhti FC Peja, me rezultat të thellë 4 me 12. Liburni zhvilloi lojë fantastike, duke startuar kështu furishëm stinorin e ri, lojë e cila shpresojmë që do të na përcjellë deri në fund të këtij viti. Golat për Liburnin, i shënuan: Ramadan Alaj  4, Malush Qerimi 3 , Drilon Maxharraj 2 dhe nga një  Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Arbër Dobroshi. Në këtë edicion,  superligës i është bashkuar edhe klubi i futsallit Letaj. Në ndeshjen e parë  skuadres nga OsekHila,  të cilës i prin trajneri Luan Kozniku, ka pësuar humbje në Podujevë nga Llapi 5 me 1.

Janë zhvilluar ndeshjet e Ligës së dytë futbolistike të Kosovës. Dardanët kanë fituar ndeshjen me Dushkajën 3 me 2,  Dukagjini i Novosellës ka humbur 1 me 4 në lojë me Rahovecin kurse dje Gjakova ka barazuar 1 me 1 në Kaqanik në lojë me Lepencin. Sipas tabaorrit të KF Gjakova, skuadra, në saje të lojës së mirë dhe angazhimit të të gjithë futbolistëve ka mundur të kthehet me tri pikë, por këtë, sipas tyre e kanë pamundësuar referat me gjykim të njëannshëm.

Në hendbollin kosovar, hendbëbollistët e Vëllaznimit mbrëmë kanë pësuar nga  Besa Famgas e  Pejës me rezultat 19:48. Hendbollistët e rinj gjakovarë nuk mundë të bënin më tepër përball një skuadre cilësore e cila me vite po mban epitetin e ekipit më të mirë dhe po përfaqëson Kosovën në hendbollin ndërkombëtar.   Në superligen e hendbollit për  femra  Vëllaznimi në fushë te vet ka pësuar humbje minimale 30:31 nga Kastrioti, ndërsa Shqiponja ka shënuar fitore në lojë me ekipin Jusuf Gërvalla 30:26.

Kur jemi tek sportet me dorë, volejbollistët e Vëllaznimit kanë pësuar humbje në xhiron e parë të Supërligës A të Kosovës në volejboll. Kuqezinjët mbrëmë kanë pësuar  si mysafirë të Ulpianës me rezultat 2:3 në seta.

Në klubin e basketbollit Vëllaznimi po bëhen gati për fillimin e kampionatit të ri të superligës. Para garave për pikë, të mërkurën në Gjakovë zhvillohet ndeshja çerekfinale për superkupen e Kosovës, me Sigal Prishtinën. Pasi përforcimi  Malik Barnes nuk do të jetë i gatshëm të kontribuoj për klubin për shkak që nuk mundet të udhëtoj drejt Kosovës për shkaqe personale, Vëllaznimi ka angazhuar amerikanin   Cendric Council. Kurse përforcimi më I fundit është Christopher Hortman I cili  ishte pjesë e ekipit Kroat KK Dubrava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *