Thursday, June 6, 2024
Lajme

Në Gjakovë të shëruar 531 pacientë ndërsa janë 96 raste aktive me Covid 19

Në komunën e Gjakovës janë shënuar edhe 8 raste të reja me Covid 19, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 672. Deri me tash janë të shëruar 531 pacientë kurse janë regjistruar  45 raste të vdekjeve. Aktualisht në Gjakovë janë 96 raste aktive të Covid 19.    Numri i të dyshuarve me virusin korona në komunën e Gjakovës po rritet.

Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda sot kanë raportuar për 19 pacientë të hospitalizuar  prej të cilëve 12 janë të konfirmuar me virusin Covid. Një pacientë është konfirmuar negativ, 3 presin rezultatet kurse 3 të tjerë pritet të testohen. Gjendja më e rënduar është për 12 pacientë që janë me oksigjenoterapi dhe një tjetër me CPAP maskë. Drejtues të Spitalit apelojnë tek bashkëqytetarët për një kujdes shumë më të madh, duke marrë parasysh numrin në rritje të të infektuarve. “Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim! është porosia e Spitalit Isa Grezda në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *