Saturday, April 27, 2024
Sporti

Kb Vëllaznimi pëson humbje 111:86 në ndeshjen e parë të Pay-of

KB  Vëllaznimi me një formacion pothuajse tërsisht me basketboliostë vendor, pos Devi Johnson,   në çerekfinalen e pare pësoi humbje të thellë nga kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli me rezultat 111:86 (25:22, 29:16, 27:17, 30:31). Skuadra që shënon dy fitore kalon në gjysmëfinale.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me të dy skuadrat që kishin epërsi të lehtë, por kampionët fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre në periudhën e dytë, që e fituan 29:16 dhe vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, 27:17. Vendasit ruajtën epërsinë për të triumfuar bindshëm 111:86.

Te  Vëllaznimi  më i miri ishte Atik Koshi me 28 pikë, pastaj Devi Johnson me19   dhe Burim Zekiqi me 14

Sfida e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë. Vëllaznimi me këtë përbërje e ka të vështirë të arrijë diçka më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *