KF Vëllaznimi vazhdon të dëmtohet
Të dielën u zhvillua xhiroja e dytë e stinorit pranveror në Ligën e parë futbollistike të Kosovës. Futbollistët e Vëllaznimit pësuan humbjen e dytë. Kësaj radhe nga Istogu 1 me 2. Në pjesëlojen e parë kuqezinjtë patën raste të qindpërqindta shënimi por nuk i realizuan ndërsa në të pjesëlojen e dytë, mysafirët stabilizuan radhët dhe u bënë më të rrezikshëm duke arritur ti marrin tri pikë. Ka pasur vërejtje në ndarjen e drejtësisë. Kryesia e klubit e ka quajtur “Referim skandaloz!”
Në reagimin e klubit pas ndeshjes me Istogun, thuhet se KF Vëllaznimi vazhdon të dëmtohet nga një referim skandaloz duke sjellë momentin, sipas tyre, kyç në ndeshjen e djeshme kur futbollisti i Vëllaznimit grushtohet nga portierit i Istogut dhe referi kryesor dhe anësor mbyllin sytë. “Deri kur kështu kundër Vëllaznimit”, pyet kryesia e klubit në reagimin e saj.