Friday, April 12, 2024
AktualeSporti

KH Vëllaznimi- 60 vjet Kuq e Zi


Vellaznimi Bashkim idrizi

Njëri nga klubet sportive me traditë të gjatë në komunën tonë,  Klubi i hendbollit Vëllaznimi në ditët në vazhdim me veprimtari të shtuara do ta shënoi 60 vjetorin e themelimit. Me këtë rast me moton “60 vjet Kuq e Zi”, nesër(e premte) prej orës 18.00  në Pallatin e kulturës  mbahet ceremonia e hapjes së këtij manifestimi me ç”rast do të flitet për rrugëtimin e klubit dhe do të shfaqet një dokumentar kushtuar Vëllaznimit. Me këtë rast do të ndahen mirënjohje për gjithë ata që kanë kontribuar në arritjet e klubit dhe do të hapet një ekspozitë e faotografive.

Në ditën e dytë dhe të tretë të këtij manifestimi do të mbahet turneu memorial ndërkombëtar Bashkim Idrizi. Në ditën e parë , të shtunën prej orës 17.00 luajnë Vëllaznimi dhe Budva e Malit të Zi ndërsa në ndeshjen e dytë Besa Famiglia dhe Reprezentacioni U 21 i Bullgarisë. Ndërsa të dielën zhvillohen ndeshjet finale të turneut.

Vellaznimi 60 vjetAgjenda e shënimit të 60 vjetorit dhe Turneut Bashkim Idrizi

19 Shkurt, 2016

Ora 18:00             Hapja e ceremonisë së 60 Vjetorit (Salla e madhe e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”)

-Dokumentari 60 vjet Kuq e Zi,

Ora 19:00             Hapja e ekspozites 60 vjet kuq e zi dhe kokteji (Holli i pallatit të kulturës “Asim Vokshi”)

20 Shkurt, 2016

Ora 10:00             Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjakovë (Kryesia dhe Lojtarët e KH Vëllaznimit)

Ora 16:30             Hapja e Turneut Memorial “Bashkim Idrizi”

Ora 17:15             KH Vëllaznimi – RK Budva                             (Refer:  A. Vitaku-E.Vitaku, Vëzhgues: F.Hashani)

Ora 19:00             KH Besa Fagmilia – Bullgaria U21                (Refer: I.Bytyqi-S. Kasapi, Vëzhgues: N. Morina)

21 Shkurt, 2016

Ora 13:00             Ndeshja për vendin e 3-të

Ora 15:00             KH Vëllaznimi – Rep. Kosova (Veteranët)

Ora 16:00             Finalja “Bashkim Idrizi”

Ora 17:45             Dekorimi me kupa dhe medalje për fituesit e turneut “Bashkim Idrizi”

Ora 19:30             Darka e Përbashkët