Konkurrenca ulë çmimet e udhëtimit drejt bregdetit
Agjencitë turistike të Gjakovës të enjten kanë njoftuar për uljen e çmimit të biletave për udhëtim drejtë Velipojes e Durrësit. Sipas axhencionit “Armend Turs”, nga 15 euro sa ishin në fillim të sezonit, biletat kanë pësuar zbritje në 10 euro. Në anën tjetër “Shpatturs” ka reklamuar udhëtimin ne dy drejtime drejtë Sarandës për vetëm 20 euro .Anipse ky çmim është pafavorshëm për transportuesit, konkurrenca e ka bërë të veten. Agjencitë turistike po “shtyhen”mes vete ndërsa po përfitojnë udhëtarët.
Tash biletat kthyese drejtë Durrësit e Velipojës po I afrohen çmimit të udhëtimit për në Prishtinë!!!