Tuesday, April 2, 2024
Sporti

Kozniku në Komitetin Olimpik të Kosovës

Ardian Kozniku fiIsh Futbollisti I shquar me nam ndërkombëtare Ardian Kozniku është pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës.  Ky organizëm sportive me qëllim të afirmimit të sportit kosovar ka emëruar Koznikun në Komisionin për marrëdhënie me  jashtë . Presidenti I KOK-ut Besim Hasani  ka theksuar rolin e Koznikut në promovimin e sportit kosovar në Kroaci e më gjerë. Sipas tij sukseset e Ardianit, përfshirë edhe medaljen e bronztë të arritur në botërorin e vitit 1998 me përfaqësuesen e Kroacisë, e bëjnë krenar jo vetëm KOK-un por një komb të tërë. Ai shtoi se në kohën kur sporti dhe organizatat sportive në Kosovë po ballafaqohen me bllokada në arenën ndërkombëtare, inkuadrimi në gjirin e këtij komisioni i emrave eminentë si Ardian Kozniku, do t’i shërbejnë kauzës së sportit kosovar në përpjekje për të arritur ndërkombëtarizimin sa më të shpejtë të organizatave sportive në Kosovë.

Në anën tjetër, Ardiani ka falënderuar përzemërsisht Komitetin Olimpik të Kosovës  për respektin e treguar. Sipas ti, emërimi në postin e anëtarit të bordit të Komisionit për marrëdhënie me jashtë, do të jetë një motivim dhe obligim shtesë që në Zagreb e kudo në Kroaci që jeton e vepron, të kontribuojë për sportin kosovar dhe afrimin e organizatave sportive të Kosovës me ato të Kroacisë.