Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Reshje të mëdha shiu në Gjakovë

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

    Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Kulturë

Krijuesit Migena Arllati dhe Luan Rama sjellin fjalën e tyre poetike mes shqiptarëve të Italisë

3 years ago
in Kulturë
0 0
0
Krijuesit Migena Arllati dhe Luan Rama sjellin fjalën e tyre poetike  mes shqiptarëve të Italisë
172
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ghedi, Milano, Itali – Prej më shumë se dy muajsh, mikesha jonë Valbona Jakova, poete, përkthyese dhe anëtare e stafit të Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali (LSHASHI), ndihej e preokupuar për realizimin e tre takimeve shumë të rëndësishme në fushën e artit e të kulturës shqiptare. Këto takime përkonin në kohë edhe me festat e nëntorit, e në vazhdim atyre iu bashkëngjit edhe hidhërimi që po ndajmë të gjithë me katastrofën natyrale të tërmetit në Shqipërinë tonë.

Një nga këto takime kulturore – poetike u realizua në bibliotekën “San Polo” në qytetin e Breshas, tjetri në selinë e Asociacionit të komunitetit shqiptar po në Bresha dhe i treti në sallën e shtëpisë “Misericordia” në Ghedi. Që të tre takimet u mbushën me copëza nga jeta dhe veprimtaria e personaliteteve të ftuar enkas me këtë rast: Migena Arllati – kontribuuese në fushën e letrave, albanologjisë, dhe Luan Rama kontribuues në fushën e historisë e diplomacisë shqiptare. Ceremonia në Ghedi erdhi në bashkëpunim me Lidhjen e  shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali dhe shoqatat “Altrove” e “Nexus”. Protagonistët tanë këtë rradhë, ishin miq nga larg. Migena Arllati, prof. e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjakovë, poete, redaktore dhe recensuese e rreth 60 vëllimeve me poezi dhe prozë, pjesëmarrëse në mjaft konferenca shkencore të organizuara nga universitete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni si plot aktivitete ndërkombëtare në Zvicër, Angli, Belgjikë, Greqi etj. në të cilat ajo ka paraqitur punimet e saj në gjuhësi, albanologji, publicistikë, kritikë letrare, gazetari etj. Ndërsa nga Parisi ishte kineasti, përkthyesi e studiuesi i artit, gazetari e diplomati kulturor, prof. në Universitetin e Parisit, Luan Rama.

Zonja Arllati i vlerësoi ideale këto takime mes librash dhe miqsh në të cilat u bë edhe promovimi i librit të saj “Brezza di mormorii” (“Puhizë fëshfërimash”) me poezi në shqip – italisht të përkthyera nga Valbona Jakova. “Ne, protagonistët, u ndjemë të mikluar nga interesimi i të pranishmëve jo thjesht për veprat tona por edhe për kulturën e traditën shqiptare, për letërsinë dhe vlerësimin e saj përtej kufijve nacionalë”, u shpreh ajo. Që në hapje të takimit, e talentuara Lori Duka i bëri një paraqitje të përgjithësuar veprimtarive të miqve tanë të nderuar, duke prezantuar materiale të bollshme nën shoqërimin në videoprojektor të mjaft fotografive nga puna e z. Rama dhe znj. Arllati. Duke ditur se krijimi si proces përmbledh në vetvete edhe një mendësi, traditë, histori dhe interpretim sa personal aq edhe objektiv, që vjen i shtrirë si në aspektin kolektiv ashtu dhe në atë subjektiv, në bisedë e sipër, krijuesit M. Arllati dhe L. Rama trajtuan edhe tema të ndryshme që erdhën si interesim i publikut / lexuesve. Pyetje – përgjigjet dhe shkëmbimi i mendimeve i shërbejnë njohjes së kulturave mes popujve, aq më tepër kur është fjala për kulturën shqipe dhe atë italiane të cilat komunikojnë mes tyre prej shekujsh.

Pasoi intervista e prof. italiane Gabriela Cadei për dy personalitetet e letrave shqipe me pyetje që kishin të bënin jo vetëm me krijimtarinë e tyre por edhe për kulturën shqipe në përgjithësi. Shkrimtarja Arllati u shpreh se letërsia, më shumë se çdo art tjetër, ka mision bashkues, çlirues, lehtësues, frymëzues… “Është më shumë se kënaqësi të jemi të ftuar në tre takime promovuese dhe dialoguese, mes komunitetit artistik shqiptar dhe italian. Është për t’u përgëzuar vullneti i njerëzve tanë këtu për ta mbajtur artin në afërsi të vazhdueshme, pavarësisht sfidave dhe lodhjeve të përditshmërisë”, ceku mes të tjerash ajo. Po ashtu, të apasionuarit mbas poezisë, recituan për miqtë pjesë nga krijimtaritë e tyre. Lumturi Plaku, Skënder Lazaj, Fabiola Sali, Valbona Jakova, Lori Duka si dhe prof.ssa.Gabriella Cadei e Anita Bertolini sollën recitime poezish me tema mbi idealizmin, lutjet, dashurinë, nostalgjinë për ato që lamë pas, dedikimin për më të afërmit që na mungojnë, denoncimin e dhunës ndaj gruas, për natyrën kapricioze e cila me tërmetin e dt. 26 nëntor goditi Shqipërinë etj. Komentet ndërkulturore nuk munguan as nga Skënder Lazaj, Petrit Aliaj e Ndue Shabaku, komunikimi me të cilët ishte vërtet mbresëlënës. Fjala artistike, dialogjet, diskutimet, u paraprinë nga homazhet dhe mesazhet humaniste ndaj viktimave të tërmetit në Shqipëri ku të gjithë bashkuam lutjet tona ndaj njerëzve të pafajshëm. Respekti për jetët e humbura e të dëmtuarit nga tërmeti u manifestua nga të gjithë të pranishmit, përfshirë grupin e valleve “Shqipona” nga Lecco. Drita Gega, drejtuesja e këtij grupi dhe bashkëpuntorja e ngushtë e aktiviteteve kulturore, së bashku me valltarët e saj të veshur me kostume tradicionale kombëtare erdhën të respektonin miqtë, por në shenjë homazhi për viktimat e në solidaritet të plotë me ata që përjetuan fatkeqësi, nuk vallëzuan. Ata u shkrinë në grupet tona, duke na dhuruar koloritin e veshjeve me fotografitë që realizuam. Në përfundim, lule, libra, dhurata, dhe shkrepje fotografish për çaste që do të mbahen mend gjatë nga të gjithë ne që ishim të pranishëm në dialogjet poetike dhe kulturore me miqtë tanë krijues. Faleminderit mikesha jonë Valbona Jakova që sollët mes nesh jo vetëm dy figura me potenciale të larta krijuese por edhe me vlera të çmuara humane dhe intelektuale. Respekte pendës së Migena Arllatit dhe Luan Ramës për çastet e mrekullueshme që na dhuruan. “Arti në Lëvizje” krenohet me miq si Ju!( PETRIT R. ALIAJ)

Previous Post

Intervista : Vlera Pylla- aktore

Next Post

Gjakovarët, kryesisht në ambientet familjare në orët e para të Vitit të Ri 2020

Related Posts

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!
Kulturë

Brezat e muzikës që po vijnë pas legjendave!

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë
Kulturë

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes
Kulturë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje
Kulturë

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje

Albulena Kryeziu Bokshi do ta drejtoi Teatrin e qytetit Hadi Shehu
Kulturë

Albulena Kryeziu Bokshi do ta drejtoi Teatrin e qytetit Hadi Shehu

Load More
Leave Comment

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In