Kroi publik në qender të qytetit “A kanë ujë ato burime…”
Vapa e madhe po bënë që konsumimi i ujit të pijes të shtohet . Në parkun kryesor të qytetit ka disa vjet që është ndërtuar një krua publik ku shuanin etjen kalimtarët e rastit, posaçërisht në ditët e nxehta. Fatkeqësisht as këtë verë kroi publik nuk po funksionon sikurse edhe viteve të kaluara. Parku këto ditë është tejet frekuentues edhe për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, por kroi nuk rrjedhë siç nuk funksionon as fontana. Zyrtarë të Drejtorisë së shërbimeve publike të komunës së Gjakovës kanë thënë se ndalja e ujit të pijes tek kroi publik është bërë për shkak të keqpërdorimeve dhe kostos shumë të lartë të pagesave.
Derisa të funksionalizohet kroi public, kalimtarët e raasti që I zë vapa në qender tw qytetit, etjen do ta shuajnë me bozë e limunadë!!!