KRU Radoniqi falë borgjet për periudhën deri më 31.12.2008 nëse shlyhen ato pas kësaj periudhe
Me qëllim të zbatimit të Ligjit Mbi Faljen e Borxheve dhe koordinimit më të mirë të procesit të faljeve të borxheve sipas Udhëzimit Administrativ të nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, mbi Procedurat e Faljeve të Borxheve, Komisioni i formuar në kuadër të KRU ”Radoniqi” sh.a- Gjakovë ka përpiluar listat e të gjithë personave fizik dhe juridik që mund të përfitojnë nga falja e borxheve për shërbimet e Ujësjellës- Kanalizimit
Radoniqi njofton konsumatoret se do të përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë borxhe për shërbimet e përfituara nga kjo kompani për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, të kushtëzuara me kërkesat siç i përcakton Ligji Mbi Faljen e Borxheve si vijon; Që konsumatori të kryej pagesën në tërësi të borxhit për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, ku me këtë rast , përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 Dhjetor 2008, do të përfitoj edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligimi tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose; Në pamundësi të shlyerjes së tërësishme të borxhit për periudhën në fjalë, konsumatori duhet të lidhë marrëveshje me KRU “Radoniqi” për pagesën e borxheve me këste për
periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Marrëveshjet me konsumatorët – persona fizik sipas Ligjit do të lidhen për 18 këste brenda afatit prej 3 vitesh nga data e lidhjes se marrëveshjes, ndërsa ,
me konsumatorët – persona juridik marrëveshjet do të lidhen për 12 këste brenda afatit prej 2 vitesh nga data e lidhjes së marrëveshjes.
E drejta e përftimit nga falja e borgjeve do të bëhet deri me datë 2 Tetor 2016
Në fund të këtij Njoftimi, Radoniqi fton të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten në Zyrën për Marrëdhënje me Konsumatorë çdo ditë pune duke filluar nga data 5 tetor