Në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq, dega në Gjakovë ka ardhë me rezultate konkrete duke ndihmuar 900 familjet në nevojë dhe duke falënderuar gjithë ata që kanë kontribuar për dhurimin e pakove ushqimore dhe higjienike. Sekretarja e Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Gjakovë, Fllanza Bakija- Lama, i tha revistës Gjakovapress se për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, shënimi i kësaj dite u bë ndryshe.
“ Në degën tonë, para pandemisë kanë qenë të regjistruara 800 familje të varfra . E tani në listat e Kryqit të Kuq në Gjakovë janë afro 2 mijë familje. Prej 13 Marsit deri me sot janë ndihmuar 900 familje. Falënderojmë : Dignity me 46 pako ushqimore, Anëtarësinë e cila dhuroi 20 pako ushqimore, ShPK ” Nesim Bakija” 2.000 kg miell, Viva Fresh&Buqaj 200 pako ushqimore, UNICEF 300 pako higjienike, Unicef &Usaid 150 pako higjenike, KNKK 50 pako higjienike dhe qytetaret që kanë ndarë 24 pako ushqimore”, ka thënë Bakija-Lama.