Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Kusari Lila uron Jacobsonin për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

mimoza_617059Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, në emër të qytetarëve të komunës së  Gjakovës  dhe instucioneve locale, ka përgëzuar amsasadoren e SHBA_në Kosovë, Tracy Jacobson  për ditën historike të themelimit të shtetit , 4 Korrikut-Ditës së Pavarësisë.

“Shteti të cilin e përfaqësoni ju në Kosovë, vazhdon të mbetet motivi ynë institucional në punën e përditshme. Banorët e Komunës së Gjakovës vlerësojnë ndihmën tuaj konkrete për ngritjen e mirëqenies, përmirësimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit” ka shkruar në urimin e saj Kusari Lila.

Ajo ka thënë se , Komuna e Gjakovës, si njëra ndër komunat më të prekura gjatë luftës së fundit, vlerëson lartë angazhimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe shpreson në ndihmën tuaj konkrete edhe për tejkalimin e sfidave ekonomike.

jacobson_largesize“Kontributi juaj shtetëror në kontinuitet për ndërtimin, sforcimin dhe funksionalizimin e institucioneve demokratike në Kosovë, është shumë i lartë dhe i veçantë për Komunën e Gjakovës. Si kryetare e kësaj Komune, më lejoni që në këtë ditë të madhe për kombin tuaj, t’u shpreh personalisht urimet më të mira dhe t’u siguroj për vendosmërinë dhe angazhimin tim, për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes të Komunës së Gjakovës dhe Ambasadës së SHBA-ve” ka thënë kryetarja e Gjakovës.