Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

LDK në Gjakovë kritikon Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike, dega në Gjakovë, kanë publikuar të merkurën një varg parregullsishë që sipas tyre kanë ndodhur e po ndodhin në drejtorinë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, e të cilat janë shkaku i ngecjeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme në këto lëmi.

“Nga vet raportet financiare komunale shihet se kjo drejtori gjatë tërë vitit 2012 ka pasur mostransparencë dhe keqmenaxhim të lartë të parasë publike, duke e shpenzuar atë pa asnjë kriter, ndërsa të gjithë jemi dëshmitar se pothujase asnjë investim nuk shihet”, ka thënë Luan Gola, kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë.

E përveç keqmenaxhimit dhe keqperdorimit në vetëm këtë segment, Gola ka thënë se kjo drejtori ka keqmenaxhim edhe në segmentet tjera bugjetore.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Forumit Rinor të LDK-së, dega në Gjakovë Genta Domi, ka folur për gjendjen e rëndë të rinisë gjakovare dhe mos angazhimin e organeve komuale për përmisimin e kësaj gjendje.

Ndërkaq, Arianit Kupa ka folur për gjendjen e sportit në komunën e Gjakovës, ndërsa ka vlerësuar se situate në këtë segment është mjaft e mjerë.