Wednesday, June 5, 2024
AktualeSporti

Vëllaznimi një dështim që mund ti kushtojë!

 

Rrallë kush ka pritur një epilog të ndeshjes së sotme Vëllaznimi-Feronikeli, për faktin se ndryshimet në shtabin teknik dhe përforcimet e reja garantonin një lojë më stabile si dhe pikët i janë më së të domosdoshme.  Kjo nuk ndodhi. Sot asgjë nuk funksionojë. Përkundër presionit të pafrytshëm të pjesëlojës së dytë, asnjë repart nuk funksionojë si duhet. Në anën tjetër mysafirët nga Drenasi patën mundësi që ta shtojnë epërsinë edhe në më shumë se dy herë.

Me këtë humbje Vëllaznimi ka bërë një hap të madh prapa në garën për mbijetesë. Golin e vetëm  e ka shënuar Qëndrim Sejdiu, në minutën e 24-t.

Gjatë ndeshjes ndodhi edhe një incident i rrallë, kur lojtari i Vëllaznimit  L.Maraj gjatë zëvendësimit, në shenjë proteste tentojë ta godas trajnerin e vet Ibrahim Domin!

Vëllaznimi tash është pozicionuar në vendin e parafundit me vetëm 21 pikë. Pasojnë 11 ndeshje të rrethit të tretë të garave ndërsa kundërshtarët e skuadrës gjakovare do të dihen tek neser pas zhvillimit të dy ndeshjeve të mbetura të kësaj xhiroje.(gjakovapress.info)