Saturday, April 6, 2024
AktualeLajme

K. L “Gjon Nikollë Kazazi” nisi pregaditjet për mitingun e 49-të të poezisë

Mitingu tradicional i poezisë me përkushtimin dhe çmimin “Ali Podrimja”

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në kuadër të pregaditjeve të Mitingut të Poezisë që mbahet për të 49-tën herë me rradhë në Gjakovë ka shpallur konkurs për veprën me poezi më të mirë të botuar ndërmjet dy mitingjeve, konkurs ky që nis nga data një deri me tridhjetë të këtij muaji.Siç bën të ditur Muharrem Kurti, kryetar i klubit, të interesurit duhet ti dërgojnë tre ekzemplarë të veprës me poezi dhe se veprat duhet të jenë botime nga shtëpitë botuese.

Veprat duhet të dërgohen në Bibliotekën Komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku edhe është zyra e klubit letrar. Kurti, më tej bën të ditur se Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në kuadër të përgatitjeve të manifesitimit letrar “Mitingu i poezisë” ka caktuar edhe temn e tribunës, e cila do të jetë “Vepra e Ali Podrimes” e që këtë vit do të jetë kushtuar poetit të madh shqiptar Ali Podrimja.

Me referime pritet të jenë studiues nga Kosova, Shqipëria, dhe ndërkombëtarë. Po ashtu, në Orën Qëndrore në nderim të veprës së Ali Podrimës, klubi letrar ka themeluar çmimin për poezinë më të mirë “Ali Podrimja”. Nga klubi letrar pohojnë se janë bërë ftesa për disa krijues ndërkombëtarë si dhe nga të gjitha trojet shqiptare.