Tuesday, March 26, 2024
Sporti

Liburni më i fortë me Gashin dhe Loshajn

Atdhe Gashi dhe Shkodran Loshaj që erdhi nga Besa e Pejës, janë përforcimet më të reja që klubi më I trofeshëm jo vetëm në komunë, Liburn I ka bërë për kampionatin e ri. Të dy këta futbollistë, në një ceremoni rasti që u organizua në lokalet e  reja të promovuara sot në ambijentit “Në Kurriz” në qendër të qytetit, kanë marrë solemnisht fanelat e klubit nga kryetari Abaz Beqa.
Edhe Gashi edhe Loshaj janë shprehur të lumtur për këtë kalim në skuadrën që nga vitit në vit po mbledh gjitha trofet e lojës së popullarizuar të futsallit. Ndërkaq kryetari klubit Beqa tha se synimet e LIBUR-nit janë titulli I kampionit dhe Kupa e Kosovës. Ai ka bërë të ditur edhe faktin se ky klub tash ka edhe juniorët të cilët do të garojnë në ligën e grupmoshave të reja.
Ambijentet e reja te klubit do të  jenë një strehe e mirë e futbollistëve për të kaluar orët e pushimit pas stërvitjeve  dhe ndeshjeve që do të nisin me 10 tetor.