Friday, April 5, 2024
LajmeSporti

Liburni në finale për titull kampioni të Kosoves në futsall

Pasi fillimisht në Gjakovë e kishte mposhtur 3 me 2, FC Liburni i Gjakovës arriti që edhe sonte në Pejë  ta fitoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play off ndaj FC Besa me rezultat 4 me 2. Ishte një lojë e shkëlqyeshme e të gjithë futbollistëve, ndërsa me mbrojtje fantastike u veçua portieri Alfred Prenqi.

I gëzuar me këtë fitore kryetari I klubit Abaz Beqa, që është më meritori për këto arritje të skuadres shkroi në facebook.

“ Fc Besa shumë e vogel për ti bërë ball Kampionit Fc Liburn . Edhe në shtëpinë e vet e mposhtem me rezultat 4 me 2 .Me këtë fitore Kampioni plasohet në finale. S”keni parë gjë akoma, “ ka thënë Beqa duke paralajmruar lojëra edhe më të mira në finale.

Me këtë fitore Liburni siguroi vendin në finale ku e prêt Feniksi që ka dalë fitues nga përballja me Prishtinën. Ndeshja e parë finale luhet në Drenas, këtë fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *